Page 124 - Demo
P. 124


                                    5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVspërmirësuar kushtet e jetesës, përqendrimin e madh të aktiviteteve ekonomike e sociale në Rajonin Perëndimor, si dhe me mbylljen e minierave, fabrikave, uzinave përpunuese apo të ndërmarrjeve të ndryshme në vendet e origjinës (në rajonet e tjera të vendit). Me rritjen e numrit të popullsisë së këtij rajoni është rritur paralelisht edhe dendësia mesatare e saj. Rajoni dallon në shkallë vendi për dendësinë mesatare më të lartë të popullsisë, e cila shkon në 182 banorë/km2 (sipas census-it të vitit 2011). Ndërkohë, shpërndarja e popullsisë nuk është e njëjtë. Përqendrimi më i lartë i saj ndeshet në zonat fushore dhe në ato bregdetare, në qendrat e mëdha industriale, bujqësore, tregtare e arsimore të rajonit, ndërsa ai më i ulët, në zonat kodrinore dhe në ato me aktivitet më të vogël ekonomik. Dendësinë më të madhe e ka zona Tiranë-Durrës (sipas census-it 2011), në të cilën është përqendruar rreth 44% e popullsisë së gjithë Rajonit Perëndimor.  Struktura e popullsisë së rajonitStruktura e popullsisë sipas grupmoshësKrahasuar me rajonet e tjera të vendit, Rajoni Perëndimor dallon për përqindjen e lartë që zënë grupmosha e re dhe ajo e punës në popullsinë e përgjithshme (shih grafikun e figurës 3), për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të popullsisë së ardhur.Grupmosha 0-14 vjeç Grupmosha 15-64 vjeç Grupmosha mbi 65 vjeç68,3,2% 20,5þmra Meshkuj100€`@ %0I,9P,1P,1I,9P,1I,9 01 2013 2020 201549,9P,1=UDTLWMHJUDÀNHHSsUTLQGMHVTs]sVHFLODJUXSPRVKsnë popullsinë e Rajonit Perëndimor.3DUDTLWMHJUDÀNHHVWUXNWXUsVVLSDVJMLQLVsQspopullsinë e Rajonit Perëndimor3 4Struktura e popullsisë sipas gjinisëCensus-i i vitit 2001 tregoi se në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Rajonit Perëndimor, përqindjen më të lartë e zinte popullsia e gjinisë femër. Më pas, nga të dhënat e census-it të vitit 2011, rezultoi një përqindje pothuajse e barabartë midis të dyja gjinive, për shkak të rritjes që pësoi numri i lindjeve të gjinisë mashkull, ndërkohë që në 1 janar 2021, sipas të dhënave të INSTAT, raporti rezulton sërish në favor të popullsisë femër (shih grafikun e figurës 4). Struktura e popullsisë sipas etnisëRajoni përbëhet kryesisht nga një popullsi homogjene shqiptare. Krahas saj, në këtë rajon jeton edhe një pakicë kombëtare malazeze, e cila është përqendruar kryesisht në disa fshatra të zonës së Vrakës, në veri të Shkodrës. Pjesë e popullsisë së rajonit janë edhe pakicat gjuhësore arumune e rome. Arumunët banojnë kryesisht në zonat rurale të Fierit e të Vlorës dhe në disa qytete, si Berat, Tiranë, Elbasan e Durrës, ndërsa romët janë përqendruar në Tiranë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.122
                                
   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128