Page 126 - Demo
P. 126


                                    MësimiI.1 3.4 Trashëgimia natyrore dhe ajo kulturore e rajonitTrashëgimia e pasur natyrore dhe ajo kulturore e Rajonit Perëndimor janë faktorët që nxitin një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik si në rajon, ashtu edhe në kuadër vendi. Disa prej zonave apo hapësirave me vlera të veçanta natyrore të këtij rajoni janë kategorizuar në rrjetin e Zonave të Mbrojtura të vendit (shih tabelën e mëposhtme).Zonat e Mbrojtura të Rajonit PerëndimorNr. Kategoria Qarku Zona e Mbrojtur1. II. Park Kombëtar Fier Divjakë–Karavasta2.IV. Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park NatyrorLezhë Kune–Vain–Tale3. Fier Pishë-Poro4. Lezhë Patok–Fushëkuqe–Ishëm5. Lezhë Bërzanë6. Fier Levan7. Durrës Rrushkull8. Shkodër Liqeni i Shkodrës9. Berat Balloll10.V. Peizazh i Mbrojtur Vlorë Vjosë-Nartë11. Shkodër Lumi Buna-VelipojëPjesë e trashëgimisë kulturore të Rajonit Perëndimor është gjithashtu një rrjet i gjerë qendrash e objektesh arkeologjike, historike e kulturore, të cilat krahas mundësive që krijojnë për zhvillimin e turizmit kulturor, përfaqësojnë elemente të rëndësishme të identitetit kombëtar. Tri prej qendrave më të njohura arkeologjike janë Dyrrahu, Apollonia dhe Bylisi, të cilat dëshmojnë qytetërimin e hershëm të vendit tonë. Në këtë rajon gjenden disa kala të periudhës së antikitetit dhe të mesjetës, si ajo e Shkodrës, Lezhës, Krujës, Durrësit, Beratit, Elbasanit etj. Vlera të rëndësishme historike mbartin një sërë objektesh dhe muzesh, ndër të cilat dallojnë: vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, Muzeu Arkeologjik në Durrës dhe Arkivi Shtetëror. Në këtë rajon kalon një pjesë e rrugës “Egnatia” (që zë fill në portin e Durrësit), gjurmët e së cilës zgjojnë kureshtjen e mjaft vizitorëve.TRASHËGIMIA NATYRORE DHE AJO KULTURORE E RAJONIT PERËNDIMOR. EKONOMIA E TIJ Fjalë kyçe trashëgimia natyrore dhe ajo kulturore e rajonit  faktorët që ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë sektorët e ekonomisëDiskutojmë: Evidentoni potencialet natyrore të Rajonit Perëndimor dhe natyrën e ekonomisë së tij. Renditni degët kryesore të ekonomisë.kMzPamje nga Laguna e Karavastasë, DivjakëPamje nga Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë231 Tabela paraqet zonat e mbrojtura të Rajonit Perëndimor.124
                                
   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130