Page 127 - Demo
P. 127


                                    5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsNë trashëgiminë kulturore të rajonit bëjnë pjesë gjithashtu disa objekte me vlera të rëndësishme kombëtare, si: Kodikët e Beratit, Mozaiku i Tiranës dhe ai i Durrësit, Fonoteka “Marubi” në Shkodër, objektet e kultit etj. Sektori i parë i ekonomisëEkonomia bujqësore ka luajtur rolin kryesor në ekonominë e rajonit. Ndër vite, bujqësia është dalluar për kultivimin e pothuajse të gjitha llojeve të kulturave bujqësore (drithëra, perime, bimë industriale, fruta, foragjere etj.), pavarësisht se mbjellja e sipërfaqeve me to është kushtëzuar nga politikat ekonomike dhe nga nevojat e tregut.Rajoni Perëndimor dallohet për kultivimin e perimeve në pjesën më të madhe të sipërfaqes së tij; pemëtarisë (kryesisht të ullinjve: në Vlorë, Berat e Mallakastër dhe të drurëve frutorë: në Vlorë, Berat, Shkodër, Mallakastër, Tiranë); vreshtarisë (në Vlorë, Shkodër, Berat, Lezhë); foragjereve dhe drithërave të bukës (në Fushën e Myzeqesë, në fushën midis Lezhës, Durrësit e Tiranës dhe në Ultësirën e Shkodrës); bimëve industriale (të duhanit në zonën e Mbishkodrës dhe në pllajën e Dumresë, si dhe të lulediellit në Myzeqenë e Madhe) dhe të bostanit (kryesisht në Fushën e Myzeqesë), për të cilin rajoni dallohet si prodhuesi dhe eksportuesi kryesor në vend. Kërkesat në rritje të tregut kanë sjellë shtimin e investimeve në kultivimin e luleshtrydhes (në serra), kryesisht në Fushën e Myzeqesë. Në tvlerdheSEkNdllojfrukuRamBeMfominsineksportuesi kryesorFaktorët kryesorë që mundësojnë dhe mbështesin në mënyrë të vazhdueshme zhvillimin ekonomik të këtij rajoni janë: 1. pozita gjeografike; 2. kushtet natyrore (hidrografia e pasur, vija e gjatë bregdetare, relievi i ulët me toka pjellore, klima tipike mesdhetare, diversiteti i ekosistemeve, numri i madh i zonave të mbrojtura, rezervat e naftës, gazit natyror, bitumit e të lëndëve të para për ndërtimtarinë);3. numri i madh i qendrave urbane të vendit dhe i qendrave të rëndësishme arkeologjike e historike, trashëgimia e pasur kulturore dhe artizanale, zhvillimi i infrastrukturës, investimet e shumta etj.;4. përqindjet e larta të grupmoshës së re dhe të grupmoshës së punës, niveli i lartë i kualifikimit.Vendin e dytë në ekonominë bujqësore të rajonit e zë blegtoria. Rajoni Perëndimor dallohet për rritjen e gjedhit (kryesisht në Fushën e Myzeqesë dhe në Ultësirën e Shkodrës), të bagëtisë së imët (kryesisht në Vlorë, Berat dhe Mallakastër), të derrit (sidomos në Lezhë e Kurbin) dhe të shpendëve (në të gjithë rajonin). Një degë e rëndësishme e ekonomisë bujqësore është edhe peshkimi, i cili deri në vitin 1991 realizohej nga ndërmarrjet e peshkimit, ndërsa më pas u kthye në aktivitet privat, i organizuar në shoqata peshkimi. Peshkimi zhvillohet kryesisht në zonat bregdetare, në laguna dhe në Liqenin e Shkodrës. Në zonat kodrinore të rajonit dhe në sipërfaqe me bimësi natyrore është e zhvilluar edhe bletaria. Sektori i dytë i ekonomisëKrahasuar me rajonet e tjera, Rajoni Perëndimor është hapësira ku gjenden qendrat më të rëndësishme industriale të vendit.Sipërfaqe me vreshta në zonën e Vlorës Ullishte në zonën e Beratit Zhvillimi i bletarisë në zonën e Mallakastrës4 5 6125
                                
   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131