Page 128 - Demo
P. 128


                                    5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsKy rajon dallohet për zhvillimin e industrisë së lehtë dhe asaj ushqimore, ndërtimtarisë, energjetikës, industrisë metalurgjike, mekanike dhe industrisë nxjerrëse.Industria e lehtë përfaqësohet me sipërmarrjet fasone, të përqendruara kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës, Fier, Vlorë dhe Berat. Industria ushqimore është e përhapur në të gjithë rajonin, me fabrikat e përpunimit e të ambalazhimit të produkteve bujqësore dhe atyre blegtorale. Rajoni dallohet për prodhimin e vajit ushqimor (në Tiranë, Fier dhe Berat); prodhimin e vajit të ullirit (në Vlorë, Mallakastër, Berat etj.); përpunimin e qumështit (në Tiranë, Lushnjë, Fier, Berat dhe Shkodër); përpunimin e produkteve të mishit (në Tiranë, Shkodër, Fier, Patos etj.); prodhimin e vezëve (në Durrës, Patos, Vlorë dhe Berat); prodhimin e miellit (në Tiranë dhe Fier); prodhimin e pijeve alkoolike (në Tiranë, Lezhë, Berat, Vlorë dhe Fier); prodhimin e pijeve joalkoolike (kryesisht në Tiranë); konservimin e fruta-perimeve (në Tiranë, Berat dhe Fier) dhe të prodhimeve të detit (në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Vlorë). Në këtë rajon ka gjithashtu një sërë punishtesh të vogla, që merren kryesisht me përpunimin e qumështit, prodhimin e vajit të ullirit, mjaltit etj.Ndërtimtaria është një degë, e cila vitet e fundit ka njohur një zhvillim të madh në rajon dhe punëson një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore. Ky sektor përfaqësohet me fabrikat e çimentos (në Fushë-Krujë dhe Elbasan), me linjat e prodhimit të materialeve inerte (në Tiranë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Fier), me linjat e prodhimit të betonit dhe të parafabrikateve (në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier), si dhe me fabrikat e prodhimit të materialeve të ndërtimit (në Tiranë, Fushë-Krujë, Urë Vajgurore, Shkodër dhe Lushnjë). Energjetika në këtë rajon mbështetet kryesisht në nxjerrjen dhe përpunimin e naftës. Vendburimet kryesore të nxjerrjes së naftës janë Kuçova, zona e PatosMarinzës dhe Mallakastra, ndërsa përpunimi i saj bëhet në rafineritë e Ballshit dhe të Fierit. Me përfshirjen e Shqipërisë në projektin TAP (Trans Adriatic Pipeline), në Rajonin Perëndimor janë bërë investime për ngritjen e infrastrukturës së transportit të gazit. Industria nxjerrëse e bitumit është e përqendruar në Selenicë të Vlorës.Industria metalurgjike dhe ajo mekanike përfaqësohen me uzinat e shkrirjes e të prodhimit të hekurit për ndërtim (në Elbasan), uzinat mekanike të industrisë nxjerrëse të naftës (në Kuçovë dhe Patos), si dhe me disa fabrika të vogla të prodhimit të tubave e të përpunimit të aluminit (në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Fier etj.).  Sektori i tretë i ekonomisëNë Rajonin Perëndimor, transporti përfaqësohet me të gjitha degët e tij (automobilistik, detar, ajror dhe hekurudhor). Rrjeti i transportit automobilistik mbulon fluksin më të madh të lëvizjes së mallrave dhe të njerëzve. Rajoni dallohet për rrjetin më të gjerë rrugor dhe infrastrukturën më të zhvilluar në të gjithë vendin. Transporti detarkryhet nëpërmjet anijeve dhe trageteve që udhëtojnë në Adriatik, duke realizuar një vëllim të madh të lëvizjes së mallrave e të njerëzve. Porti më i madh detar në këtë rajon dhe në mbarë vendin është ai i Durrësit, pas tij renditen porti i Vlorës dhe ai i Shëngjinit. , zona e Patosrafineritë jektin anëëënë, energjetikës, induIndustrianë TpëpLTiVlorpijeve ajoalkoolike (kPamje nga mjediset e një fabrike të prodhimit të këpucëve në Rajonin PerëndimorPamje nga zona naftëmbajtëse e PatosMarinzës78126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132