Page 130 - Demo
P. 130
PUNË PRAKTIKE 6Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • përcakton në hartë njësitë kryesore të Rajonit Perëndimor të Republikës së Shqipërisë;• lokalizon, emërton dhe ngjyros në hartën-skicë format kryesore të relievit dhe hidrografinë e tij;• lokalizon dhe emërton në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane, ekonomike, të trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore të rajonit;• shfaq kureshtje për zhvillimet demografike dhe për strukturën e popullsisë në këtë rajon, si dhepërshkruan veçoritë kryesore të popullimit në të;• analizon veçoritë e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: materiale teorike e harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, harta fiziko-gjeografike dhe ajo politiko-administrative e Republikës së Shqipërisë,laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim idesh). Puna përgatitore:• Përsëriten njohuritë e marra nga teksti mësimor mbi veçoritë fiziko-gjeografike, njësitë përbërëse,trashëgiminë natyrore dhe kulturore, dinamikën, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e popullsisë,si dhe veçoritë e zhvillimit ekonomik të Rajonit Perëndimor.• Përzgjidhen dhe diskutohen të dhënat e marra nga burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta,fotografi, dokumentarë televizivë etj.) në lidhje me veçoritë fiziko-gjeografike, njësitë përbërëse,trashëgiminë natyrore e kulturore, dinamikën, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e popullsisë, si dhe me veçoritë e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni. Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:1. Përcaktoni dhe emërtoni në hartën-skicë (në faqen 168) njësitë kryesore që përbëjnë Rajonin Perëndimor të Republikës së Shqipërisë.2. Lokalizoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë (në faqen 168) format kryesore të relievit (fushat, kodrat,pllajat etj.) të këtij rajoni.3. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë (në faqen 168) hidrografinë e rajonit (detet, liqenet, rrjedhat kryesore lumore etj.).4. Emërtoni në hartën-skicë (në faqen 168) zonat e rajonit që dallohen për pasuritë e mëdha natyrore (zonamineralmbajtëse, turistike, energjetike, pyjore, ujore, termale etj.), si dhe qendrat kryesore të trashëgimisë kulturore të tij.5. Përcaktoni dhe emërtoni në hartën-skicë (në faqen 168) qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomiketë këtij rajoni.6. Analizoni dinamikën dhe strukturën e popullsisë, si dhe veçoritë kryesore të zhvillimit ekonomik të rajonit.7. Vlerësoni mundësitë e shfrytëzimit të pasurive natyrore të rajonit në favor të zhvillimit socio-ekonomik.8. Interpretoni grafikë, të dhëna statistikore, harta etj., në lidhje me zhvillimin e sektorëve të ekonomisë në Rajonin Perëndimor gjatë periudhave të ndryshme.9. Vlerësoni perspektivat demografike dhe ekonomike të Rajonit Perëndimor.TEMA: RAJONI PERËNDIMOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË128

