Page 132 - Demo
P. 132


                                    5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVs Veçori të përgjithshme të Rajonit Verior dhe Verilindor Rajoni dallohet për larminë e përbërjes litologjike dhe për strukturat e ndërlikuara tektonike, të cilat kanë përcaktuar formimin e një relievi të larmishëm, të copëtuar e me drejtime të ndryshme. Në këtë rajon mbizotëron klima mesdhetare malore dhe ajo mesdhetare paramalore. Në lindje dhe në veri të tij ndihet ndikimi i klimës kontinentale. Rajoni ka një hidrografi mjaft të pasur, ku dallojnë: rrjeti i dendur lumor (kryesisht rrjedhat e sipërme dhe të mesme të lumenjve), liqenet akullnajore, karstike e artificiale, ujërat nëntokësore, burimet minerale dhe ato termale. Ai karakterizohet gjithashtu nga një botë bimore e larmishme, në të cilën dallojnë masivet pyjore më të mëdha të vendit, ku rriten dushku, ahu, pisha etj. Po kështu, aty rriten një sërë bimësh endemike dhe mjekësore. Përhapje më të gjerë në këtë rajon kanë tokat e kafenjta, si dhe tokat e murrme pyjore e ato livadhore malore. Një vështrim më nga afër i rajonit nxjerr në pah mjaft specifika, të cilat e diferencojnë hapësirën e tij në dy nënnjësi: Nënrajoni Verior ose Alpet Shqiptare dhe Nënrajoni Verilindor.Pozita gjeografike dhe kushtet natyrore të Alpeve ShqiptareNënrajoni Verior (ose Alpet Shqiptare) shtrihet në pjesën më veriore të Republikës së Shqipërisë. Kufijtë e këtij nënrajoni janë më se të dallueshëm, pasi ai rrethohet nga gropa tektonike dhe lugina të thella. Ndërtimi gjeologjikNë rreth 60% të Alpeve Shqiptare mbizotërojnë gëlqerorët e erës mesozoike. Krahas tyre ndeshen edhe terrigjenët (në formën e rreshpeve dhe të flisheve), kryesisht në Vermosh e Cukal, si dhe magmatikët e mesozoit, në verilindje të Alpeve. Në zallishtoret, tarracat lumore, rrëzë shpateve dhe në gropat e cirqet akullnajore ndeshen edhe depozitimet e periudhës së kuaternarit. Veprimi i fazave të njëpasnjëshme malformuese dhe aktivizimi i shpeshtë i lëvizjeve neotektonike diferencuese kanë krijuar struktura tektonike të larmishme.RelieviAlpet Shqiptare dallohen për kontrastet e mëdha të relievit që krijohen midis fundit të luginave dhe kreshtave malore rrethuese. Format kryesore të tij janë blloqet malore, kurrizet malore dhe malësitë, të cilat ndahen midis tyre prej luginave lumore. Pamje nga lugina e Valbonës jtektonike, të ciladrejtime të mesdhekontdelvbkaNjëe difeShqiptarePozitae ValbonësNsënNNë jug, Alpet Shqiptare kufizohen me luginën e Drinit. Kufiri i tyre lindor ndjek rrjedhën e poshtme të lumit Valbonë, deri në Qafë-Morinë, ndërsa në perëndim kufizohen me Ultësirën e Mbishkodrës.3Pamje nga blloku i Jezercës 4 Pamje nga Malësia e Madhe (Tamarë) 5130
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136