Page 133 - Demo
P. 133


                                    5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsAlpet kanë formën e një kupole, ku vargjet malore që shtrihen në trajtë rrezore, e ulin gradualisht lartësinë nga qendra e tyre drejt periferisë. Kjo formë lidhet me karakterin diferencues të lëvizjeve neotektonike, të cilat kanë qenë më të fuqishme në pjesën qendrore (në Bllokun e Jezercës) dhe më të dobëta në periferi. Kreshtat malore janë të ashpra dhe me maja të mprehta, për shkak të veprimtarisë akullnajore dhe karstike.KlimaAlpet Shqiptare janë nënrajoni më i ftohtë i vendit. Ato karakterizohen nga një klimë mesdhetare malore, me dimër të ashpër e të lagësht, periudhë të gjatë me ngrica, reshje të shumta shiu e bore dhe verë të freskët e relativisht më të lagësht se rajonet e tjera të vendit. Në këtë nënrajon regjistrohet sasia më e madhe e reshjeve vjetore, 3093 mm (në Bogë).HidrografiaAlpet Shqiptare kanë rezerva të mëdha ujore, të cilat përfaqësohen me lumenj të vegjël, përrenj, ujëra nëntokësore, liqene akullnajore dhe burime. Ndër lumenjtë kryesorë të Alpeve dallojnë: lumi i Vermoshit, i Cemit, i Kirit, i Shalës, i Curraj-Nikajt dhe ai i Valbonës. Në Alpe ndodhen rreth 33 liqene akullnajore, ku gati gjysma e tyre gjendet në territorin magmatik të Gashit.TokatPjesa më e madhe e këtij nënrajoni përbëhet nga tokat e kafenjta malore (deri në lartësitë 900-1200 m mbi nivelin e detit), ndërsa pjesa tjetër, nga tokat e murrme pyjore (800-1800 m mbi nivelin e detit) dhe ato livadhore malore (midis 1700-2400 m mbi nivelin e detit). BimësiaAlpet Shqiptare kanë një botë bimore të pasur, e cila zë rreth 32% të sipërfaqes së përgjithshme të tyre. Alpet dallojnë nga çdo rajon tjetër i vendit tonë për numrin e madh të bimëve endemike që rriten në to (ylli alpin, boronica, lloje të ndryshme shelgjesh etj.). Në mjedisin e Alpeve mbizotërojnë katet bimore të ahut e të kullotave alpine, si dhe katet e dushkut e të shkurreve mesdhetare në pjesën perëndimore të tyre.FaunaNga gjitarët, më të përhapur janë ujku, dhelpra, lepuri, kunadhja, ketri etj. Në disa territore ndeshen edhe dhia e egër, ariu, kaprolli, derri i egër, rrëqebulli e baldosa. Shpendët karakteristikë janë: stërqoka e malit, lauresha me brirë, thëllëza e malit, shqiponja e malit etj. Në lumenjtë e Alpeve, sidomos në Valbonë, Shalë dhe Cem, rritet trofta. Njësitë përbërëse të Alpeve Shqiptare Blloku i Jezercës, i cili shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, i rrethuar nga thyerje të fuqishme tektonike, përfaqëson pjesën më të lartë e më madhështore të relievit të tyre. Elementet kryesore që përbëjnë relievin e Bllokut të Jezercës janë kreshtat dhe lugjet, të cilat kanë një shtrirje rrezore. Ky bllok i ndërtuar nga shkëmbinj gëlqerorë, përbëhet nga disa kreshta (me lartësi mbi 2400 m), ku maja më e lartë është ajo e Jezercës, 2694 m (mali më i lartë i Alpeve Shqiptare dhe i dyti në Shqipëri, pas Korabit). Pamje nga lugina e Kiritmë të lagësht se rajonet emë e madhe elat atokat e m mbi nivelin murrme pyjore (800 6 Pamje nga luginaPjesa më e madhkafenjta mae detit)180017BAsnlbimesFaunaNga gjitaBoronicë, bimë që disa territore nrritet kryesisht në Alpet Shqiptare.7131
                                
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137