Page 135 - Demo
P. 135
MësimiI.1 3.6 Trashëgimia natyrore dhe ajo kulturore e Alpeve ShqiptarePotencialet natyrore dhe trashëgimia kulturore e popullsisë që jeton në Alpet Shqiptare, i identifikojnë ato si një nga hapësirat më panoramike dhe madhështore të Shqipërisë. Disa prej zonave natyrore me vlera unike të këtij nënrajoni janë kategorizuar në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura (shih tabelën 1).Diskutojmë: Bazuar në njohuritë që keni, përshkruani disa veçori të popullimit, vendbanimeve dhe ekonomisë së Alpeve Shqiptare.Fjalë kyçetrashëgimia natyrore dhe ajo kulturore e Alpeve Shqiptare popullimi i hershëm i nënrajonit dinamika dhe struktura e popullsisëekonomiaTRASHËGIMIA NATYRORE DHE AJO KULTURORE E ALPEVE SHQIPTARE. POPULLIMI DHE EKONOMIA E KËTIJ NËNRAJONITabela paraqet zonat e mbrojtura të Alpeve Shqiptare.Pamje nga lugina e GashitKategoria Qarku Zona e MbrojturI. Rezervat Strikt Natyror/Rezervat Shkencor Kukës Lumi i Gashit II. Park Kombëtar Shkodër Thethi II. Park Kombëtar Kukës Lugina e Valbonës Një vlerë të madhe në trashëgiminë natyrore të këtij nënrajoni ka projekti “Parku Kombëtar i Paqes”, në të cilin janë përfshirë: Republika e Shqipërisë (me zonat e Vermoshit, Thethit dhe Valbonës), Republika e Kosovës (me Deçanin dhe Bjeshkët e Rugovës) dhe Republika e Malit të Zi (me Plavën, Gucinë dhe Bjeshkët e Rozhajës). I projektuar pa kufij, parku përfaqëson një simbol paqeje për rajonin e Ballkanit, duke nxitur në këtë mënyrë bashkëpunimin e mëtejshëm rajonal. Ai ndihmon në mbrojtjen e mjedisit dhe në zhvillimin e turizmit dimëror e atij veror.Alpet Shqiptare përfaqësojnë gjithashtu një hapësirë me vlera unike të trashëgimisë kulturore, ndër të cilat spikatin: folklori (me këngët e vallet popullore që dallojnë për ritmikën e tyre), veshjet karakteristike, arti i gatimit, mikpritja, artizanati etj. Një element i veçantë i Alpeve është edhe arkitektura, me ndërtesat në trajtë kullash prej guri (larg njëra-tjetrës), me çati shumë të pjerrët dhe me dritare të vogla. Pjesë e trashëgimisë kulturore të këtij nënrajoni janë edhe festat tradicionale që organizohen nga banorët, ndër të cilat dallohet festa e Logut të Bjeshkës, që zhvillohet çdo vit në Qafën e Bordolecit, në Malësinë e Madhe. 12133

