Page 136 - Demo
P. 136
5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVs Popullimi i hershëm i nënrajonitPopullimi i Alpeve Shqiptare ka qenë përherë i lidhur ngushtë me kushtet e tyre natyrore, sidomos me klimën dhe relievin. Pavarësisht terrenit të thyer dhe klimës së ashpër, Alpet Shqiptare janë populluar në mënyrë të përhershme. Në lashtësi, territori i tyre banohej nga fisi ilir i labeatëve. Gërmimet arkeologjike në lindje të NikajMërturit kanë zbuluar qytezën ilire të Rosujës, që i përket shek. IV pr.K., ku dallojnë gjurmët e një qendre të madhe administrative, bujqësore dhe tregtare. Një qendër tjetër e rëndësishme që lulëzoi gjatë mesjetës (në shek. XIII-XV) në jugperëndim të Alpeve ishte Drishti. Ai dallohej kryesisht për përpunimin e hekurit e të mëndafshit dhe për prodhimet e poçarisë. Dinamika dhe struktura e popullsisëDeri në vitin 1990, Alpet njohën një rritje të numrit të popullsisë dhe shtim të vendbanimeve. Rritja më e madhe e popullsisë dhe dendësia më e lartë e saj janë shënuar gjatë periudhës 1945-1990, si rezultat i zbatimit të politikave demografike të shtimit të lindshmërisë dhe uljes së vdekshmërisë. Pas vitit 1990, për shkak të emigrimit apo lëvizjeve migratore drejt Rajonit Perëndimor dhe uljes së lindshmërisë, numri i popullsisë në këtë nënrajon pësoi rënie. Disa nga faktorët kryesorë që ndikuan në largimin e popullsisë nga Alpet janë: sipërfaqja e kufizuar e tokës bujqësore, kërkesat në rritje për punësim, shkollim e shërbime, e drejta e lëvizjes së lirë etj. Dendësia e popullsisë në këtë nënrajon shkon në rreth 36 banorë/km2, por shpërndarja e saj është e pabarabartë, për shkak të relievit dhe kushteve të klimës. Pjesa më e madhe e popullsisë është e përqendruar në tarracat dhe zgjerimet lumore, si dhe në shpatet me pjerrësi të vogël. Dendësi më të madhe të popullsisë kanë sidomos lugina e Valbonës dhe ajo e Shalës. Struktura e popullsisë sipas grupmoshës është pothuajse e njëjtë me atë në shkallë vendi. Nënrajoni karakterizohet nga përqindja e lartë e vendbanimeve rurale. Popullsia qytetare përbën rreth 12% të popullsisë së përgjithshme të tij, ku si qendër urbane dallohet qyteti i Bajram Currit. Vendbanimet rurale janë të vogla dhe në largësi nga njëra-tjetra. Pjesa më e madhe e vendbanimeve gjenden deri në lartësinë 800 m, disa të tjera ndeshen deri në 1200 m. Nënrajoni dallohet për banesat në trajtën e kullave prej guri, me çati shumë të pjerrët (për të mos u grumbulluar bora) dhe me dritare të vogla. Ekonomia TurizmiLarmia e kushteve natyrore të Alpeve mundëson zhvillimin e turizmit në çdo stinë të vitit. Gjatë periudhës së ngrohtë, gjelbërimit të kullotave alpine me ajër të pastër i shtohet bimësia barishtore shumëngjyrëshe. Ky peizazh nxit ndër të tjera zhvillimin e turizmit ekologjik. Në stinën e ftohtë të vitit, trashësia e borës dhe qëndrimi i saj për një kohë të gjatë pa shkrirë, favorizojnë zhvillimin e turizmit të bardhë dhe të sporteve dimërore. Razma, Valbona dhe Thethi janë kthyer në qendra të rëndësishme të turizmit malor dhe të alpinizmit, të Popullimi i AlsidomosAlpetyrMXpDDeri nëvendbanimevzgjerimet lumore, si dhe nëadhe të popullsisë alës. s është ë e n0n e ër të ogla. Veshje popullore, pjesë e trashëgimisë kulturore të Alpeve ShqiptarePamje nga qyteti i Bajram Currit34134

