Page 139 - Demo
P. 139
5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsRelieviFormat kryesore të relievit të këtij nënrajoni janë: vargjet malore, grumbujt dhe masivet e mëdha malore, malësitë, luginat lumore gjatësore e tërthore dhe gropat. Këto forma ndërthuren midis tyre, duke krijuar kështu një mozaik të larmishëm të relievit. Lartësitë e nënrajonit luhaten nga 100-150 m në perëndim, në 2751 m në Korab. Në këtë nënrajon ndeshen të gjitha llojet e relievit: strukturor, lumor, akullnajor, erozivo-denudues dhe karstik. KlimaPozita gjeografike, lartësia mbi nivelin e detit dhe ndërthurja e formave të relievit, janë faktorët kryesorë klimëformues të këtij nënrajoni. Në të ndeshen klima mesdhetare kodrinore, ajo paramalore dhe klima malore. Reshjet e borës janë një dukuri e zakonshme, sidomos në lartësitë mbi 1000 m. Gjatë vitit bien mesatarisht 2000-2200 mm reshje dhe temperatura mesatare vjetore shkon 100C-140C. HidrografiaNënrajoni Verilindor dallohet për rezervat e mëdha ujore dhe për rrjetin e dendur hidrografik. Në këtë nënrajon gjenden rrjedhat e sipërme dhe të mesme të disa prej lumenjve kryesorë të vendit, si Drini i Zi, Mati, Shkumbini, Erzeni, Ishmi etj. Nënrajoni është i pasur gjithashtu me burime të shumta ujore, minerale dhe termale. Pjesë e rëndësishme e hidrografisë së tij janë edhe një sërë liqenesh akullnajore e artificiale dhe ujërat nëntokësore karstike. TokatTokat që ndeshen më tepër në këtë nënrajon janë ato livadhore malore, të murrme pyjore dhe të kafenjta. Krahas tyre hasen edhe tokat aluvionale, malore torfike etj.Bimësia dhe bota shtazoreNënrajoni dallohet për larminë e botës bimore, e cila përbëhet nga bimësia e brezit mesatar të Evropës dhe ajo mesdhetare. Krahasuar me rajonet e tjera të vendit, ky nënrajon dallohet për fondin e madh pyjor (ahu, pisha dhe bredhi) me vlera të mëdha ekonomike. Sipërfaqe të tilla pyjore gjenden në Pukë, në malin e Korabit, Malin e Skënderbeut, malin e Dajtit etj. Nënrajoni ka edhe një faunë të pasur, ku dallojnë kafshët mishngrënëse dhe ato barngrënëse, si: ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, macja e egër, derri i egër, kaprolli, dhia e egër, lepuri, baldosa etj. Ndër shpendët përmendim: mëllenjën, thëllëzën e malit, gjelin e egër të pyllit etj.3 Pamje nga lugina e Matit Pamje nga sipërfaqe me pisha në Pukë 4137

