Page 14 - Demo
P. 14


                                    PUNË PRAKTIKE 1PANNONL I BURIDOCLEATAEIILABEATAEDALMATAEBREUCIMetulumSisciaJ A P O D EDACIANARONASalonaDelminiumPromonaAcnonaRisiniumPIRUSTAEDocleaBassaniaPENESTAStyberraPAIONESMeteonBlandonaScardonaAndetriumTraguriumBrattiaCorcyra NigraEpidarumAcruviumOlciniumLissusAmantiaOnchesmusButhrotumCHAONESutDodonaCassopeCORCYRAPhoenicePassaronAmbraciaActiaNicopolisDAUNIIIAPMETAPOLUCANISYBARISSCODRAIssaPharus PLERAEIAAOsAARDIAAEIDARDANIM A R E H A D R I A T I CM A R E J O N I U MDamanstionMESSAPIIAlbanopolisBassaniaUscanaAELychnidisEordaeiPelionALBANIaPARTHINIEnchelanesTAULANTIIDASSARETAEStyberraDYRRAHACHIUM(EPIDAMNUS)APOLLONIACodrionAntipatreaAmantiaAPYGESTARENTUMOricumBylisBRUNDISIUMONTIUMlisyeUAC U MRezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • përcakton përbërjen e trevave shqiptare dhe vlerëson pozitën gjeografike të tyre në Ballkan, Mesdhe dhe Evropë;• vlerëson rolin e integrimit evropian të hapësirës shqiptare; • përshkruan ndryshimet në kohë dhe në hapësirë të hartës politike të trevave shqiptare. Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë. Materialet burimore: materiale teorike e harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja. Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, hartat fiziko-gjeografike dhe politike të Evropës, të Gadishullit Ballkanik, të trevave shqiptare, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila. Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim idesh). Puna përgatitore:Përsëriten njohuritë e marra nga teksti mësimor për: • pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Ballkan, Mesdhe, Evropë dhe vendndodhjen e tyre sipas shteteve; • rolin e pozitës gjeografike të trevave shqiptare në veçoritë natyrore, popullimin, zhvillimin ekonomik dhe në marrëdhëniet e tyre me vendet dhe rajonet e tjera;• ndryshimet në kohë dhe në hapësirë të hartës politike të trevave shqiptare. Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:• Lokalizoni dhe përcaktoni në hartën-skicë (në faqen 163) pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Ballkan, Mesdhe, Evropë dhe vendndodhjen e tyre sipas shteteve. • Vlerësoni rolin e pozitës gjeografike të trevave shqiptare në veçoritë natyrore, popullimin, zhvillimin ekonomik dhe në marrëdhëniet e tyre me vendet dhe rajonet e tjera. • Përcaktoni në hartën-skicë (në faqen 164) dhe ngjyrosni shtrirjen e trevave shqiptare në periudha të ndryshme historike. • Krahasoni ndryshimet në kohë dhe në hapësirë të hartës politike të trevave shqiptare. • Evidentoni faktorët që kanë ndikuar në ndryshimet e hartës politike të trevave shqiptare. • Vlerësoni rëndësinë e integrimit në BE të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilave janë trevat shqiptare.ETEMA: PËRBËRJA DHE POZITA GJEOGRAFIKE E TREVAVE SHQIPTARE. NDRYSHIMET E HARTËS POLITIKE TË KËTYRE TREVAVE NË PERIUDHA TË NDRYSHME HISTORIKE12
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18