Page 140 - Demo
P. 140
5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVs Njësitë përbërëse të nënrajonitMalësia e Gjakovës dhe e Hasit zë skajin verilindor të nënrajonit. Bazuar në ndryshimet që vihen re në relievin e saj, dallohen dy nënnjësi: Malësia e Gjakovës dhe ajo e Hasit, të cilat ndahen nga njëra-tjetra prej përroit të Skatinës. Në pjesën më të madhe të kësaj malësie, relievi është kryesisht kodrinor dhe pjesërisht malor, me lartësi mesatare 660 m. Format kryesore të tij janë kurrizet përgjithësisht të buta, luginat dhe gropat. Malësia e Gjakovës përbëhet kryesisht nga shkëmbinj magmatikë, ndërsa ajo e Hasit, nga gëlqerorë. Në truallin e Malësisë së Gjakovës gjenden rezerva të mineraleve bakër dhe krom.Vargu i Korabit shtrihet në formë harku (me pjesën e lugët në lindje) në skajin më lindor të Nënrajonit Verilindor. Ai është vargu malor më i lartë i vendit tonë (maja e Korabit 2751 m), por edhe më i larti i të gjithë vargut malor Sharr-KorabStegovë, pjesë e të cilit është. Ndonëse Vargu i Korabit përbëhet kryesisht nga rreshpet e paleozoit, përhapje të konsiderueshme kanë edhe gëlqerorët e mesozoit, të cilët përbëjnë relievet më të larta të tij. Në skajin më jugor të vargut ndeshen flishet, ndërsa në Malin e Bardhë, gipset. Vargu i Korabit dallon për kontrastet e mëdha të relievit, ku majat e larta ndahen midis tyre nga gryka, lugina, gropa e pllaja. Lugina e Drinit të Zi shtrihet midis vargjeve të Lurës dhe malësive Martanesh e Gollobordë në perëndim dhe vargut malor të Korabit në lindje. Ajo zë fill në veri të Liqenit të Ohrit dhe ka një shtrirje gjatësore pothuajse veri-jug deri në liqenin e Kukësit (ku bashkohet me luginën e Drinit të Bardhë). Përgjatë saj, lugina pëson disa zgjerime dhe ngushtime, të cilat lidhen me larminë e përbërjes gjeologjike e të strukturave shkëmbore dhe me lëvizjet tektonike gjatë periudhave të ndryshme gjeologjike.Vargjet e Lurës gjenden midis pellgut të Matit në perëndim dhe Luginës së Drinit të Zi në lindje. Ato ndahen në dy pjesë: në vargun verilindor dhe në atë jugor, ku ai verilindor është i përbërë nga shkëmbinj gëlqerorë, ndërsa vargu jugor, nga shkëmbinj magmatikë dhe gëlqerorë. Në këtë varg gjenden liqenet akullnajore të Lurës (1700-1800 m mbi nivelin e detit), Parku Kombëtar i Lurës dhe mjaft cirqe akullnajore. 5Pamje nga qyteti i Krumës (qendër urbane e Malësisë së Hasit)Pamje nga Vargu i Korabit Pamje nga Lugina e Drinit të Zi (Ujëmisht) Sipërfaqe pyjore në PukëMalësia Pukë-Mirditë shtrihet midis luginës së Drinit në veri dhe luginës së Fanit të Vogël në jug e juglindje, ndërsa në perëndim kufizohet me Ultësirën e Shkodrës. Malësia është e ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj magmatikë (që përbëjnë masivet malore), terrigjenë (prej 6 7 8138

