Page 141 - Demo
P. 141


                                    5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsRadha jote1 WģƌĐĂŬƚŽŶģŚĂƌƚģƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģEģŶƌĂũŽŶŝƚsĞƌŝůŝŶĚŽƌĚŚĞǀůĞƌģƐŽƌŽůŝŶĞƐĂũ͘2 ffiǀŝĚĞŶƚŽ ŬƵƐŚƚĞƚ ŶĂƚLJƌŽƌĞ ƚģ ŬģƟũ ŶģŶƌĂũŽŶŝ͗ ŶĚģƌƟŵŝŶ ŐũĞŽůŽŐũŝŬ͕ ƌĞůŝĞǀŝŶ͕ ŬůŝŵģŶ͕ ŚŝĚƌŽŐƌĂĮŶģ͕ ƚŽŬĂƚ͕ďŝŵģƐŝŶģĚŚĞďŽƚģŶƐŚƚĂnjŽƌĞ͘3 WģƌĐĂŬƚŽŶģŚĂƌƚģŶũģƐŝƚģƉģƌďģƌģƐĞƚģŶģŶƌĂũŽŶŝƚĚŚĞƉģƌƐŚŬƌƵĂũǀĞĕŽƌŝƚģŶĂƚLJƌŽƌĞƚģƐĞĐŝůģƐƉƌĞũƚLJƌĞ͘të cilëve përbëhen gropat) dhe gëlqerorë (që përbëjnë malet e veçuara). Malësia dallohet për sipërfaqet e mëdha pyjore.Pellgu i Matit gjendet midis Vargjeve të Lurës në lindje dhe vargjeve të Skënderbeut në perëndim. Trualli i kësaj nënnjësie përbëhet nga shkëmbinjtë magmatikë dhe terrigjenë. Relievi përbëhet nga gropa, kodra të buta dhe lugina, ku mbizotërojnë lartësitë 200-400 m. Hidrografia është e pasur dhe përfaqësohet me lumenjtë Mat, Fani i Madh, Fani i Vogël, Gjadri dhe një sërë përrenjsh. Në lumin Mat janë ndërtuar liqenet artificiale të Ulzës e Shkopetit. Vargjet e Skënderbeut shtrihen në perëndim të Nënrajonit Verilindor, nga kthesa e Gjadrit deri në Malësinë e Martaneshit. Ato përbëhen nga shkëmbinj gëlqerorë, magmatikë e pjesërisht flishe dhe shtrihen në trajtën e dy vargjeve paralele (me drejtim veriperëndim-juglindje), të ndara midis tyre nga lugina e Vilzës. Vargu perëndimor i kësaj nënnjësie është ai Krujë-Dajt, i cili lartësinë më të madhe e arrin në malin e Dajtit (1612 m). Vargu lindor përbëhet nga mali i Hajmelit, ai i Velës, mali i Skënderbeut dhe nga Mali me Gropa (1848 m), i cili përbën edhe lartësinë më të madhe të Vargjeve të Skënderbeut. Në këtë nënnjësi ndodhet Parku Kombëtar i Dajtit dhe ai i Qafështamës. Malësitë e Martaneshit, Çermenikës dhe Gollobordës kufizohen në veri me luginën e Bulqizës, në jug me luginën e Shkumbinit, në perëndim me vargjet e Skënderbeut dhe në lindje me kufirin shtetëror me Maqedoninë e Veriut. Malësia e Martaneshit shtrihet në pjesën veriperëndimore të kësaj nënnjësie. Pjesën më të madhe të sipërfaqes së saj e përbëjnë shkëmbinjtë magmatikë. Gëlqerorët zënë sipërfaqe të kufizuar, kryesisht në lugina. Relievi i kësaj malësie përbëhet nga kurrize malore, të modeluara nga rrjeti hidrografik. Malësia e Çermenikës zë pjesën jugore të malësive dhe përbëhet kryesisht prej shkëmbinjve terrigjenë. Relievi i saj, i cili lartësohet më tepër në veri dhe verilindje, modelohet në mënyrë të vazhdueshme prej erozionit. Malësia e Gollobordës shtrihet në lindje të kësaj nënjësie. Ajo përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë, të cilët modelohen prej veprimtarisë karstike. Pamje nga liqeni i Ulzës Pamje nga mali i Dajtit Pamje nga Mali me Gropa 9 10 11139
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145