Page 142 - Demo
P. 142


                                    MësimiI.1 3.8 Trashëgimia natyrore dhe ajo kulturore e nënrajonitPërbërja gjeologjike e larmishme dhe mozaiku i relievit, rrjeti i dendur lumor, sipërfaqet e mëdha pyjore, kullotat e shumta malore, format e ndryshme të veprimtarisë akullnajore, llojet endemike të botës së gjallë etj., janë elemente që krijojnë së bashku peizazhe tërheqëse dhe unike të Nënrajonit Verilindor. Midis tyre gjenden një sërë zonash me vlera të veçanta natyrore, të cilat janë kategorizuar në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura (shih tabelën 1).TRASHËGIMIA NATYRORE DHE AJO KULTURORE E NËNRAJONIT VERILINDOR. POPULLSIA DHE EKONOMIA E TIJFjalë kyçetrashëgimia natyrore dhe ajo kulturore dinamika dhe struktura e popullsisë ekonomia e Nënrajonit VerilindorDiskutojmë: Përshkruani disa veçori të popullimit, të vendbanimeve dhe të ekonomisë së Nënrajonit Verilindor.Tabela paraqet zonat e mbrojtura të Nënrajonit Verilindor.Pamje nga bjeshka e Oroshit (Zonë e Mbrojtur Natyrore e Burimeve të Menaxhuara) Nënrajoni Verilindor përfaqëson gjithashtu një hapësirë me larmi vlerash të trashëgimisë kulturore, ndër të cilat spikatin: folklori, me këngët e vallet popullore, larmia e veshjeve popullore, arti i gatimit, mikpritja, artizanati, llojet e banesave etj. Dinamika dhe struktura e popullsisëNënrajoni Verilindor është banuar që në lashtësi nga popullsia shqiptare, e cila ka trashëguar përgjatë shekujve gjuhën dhe traditat e saj. Në antikitet, nënrajoni është banuar nga fiset ilire të albanëve dhe penestëve. Kultura e Komanit(varreza e shek. VI-VIII, zbuluar pranë kalasë së Dalmaces, në fshatin Koman të Pukës) që ndodhet në këtë nënrajon, përfaqëson 21e larmiori, tiitnë qëson 3 Pamje nga Nekropoli (Kultura e Komanit)Zonat e Mbrojtura në Nënrajonin VerilindorNr Kategoria Qarku Zona e Mbrojtur1.II. Park KombëtarDibër Lura2. Durrës Qafë-Shtamë 3. Dibër Zall-Gjoçaj4. Tiranë, Durrës Mali i Dajtit 5. Dibër, Kukës Shebenik-Jabllanicë6. III. Monument natyror Dibër Vlashaj7. IV. Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park NatyrorKukës Tej-Drini i Bardhë8. Dibër, Kukës Korab-Koritnik9. V. Peizazh i Mbrojtur Tiranë, Dibër, ElbasanMali me GropaBizë-Martanesh10. VI. Zonë e Mbrojtur Natyrore e Resurseve të MenaxhuaraDibër Luzni-Bulaç11. Lezhë Bjeshka e Oroshit 140
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146