Page 143 - Demo
P. 143
5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVskulturën e popullsisë shqiptare të shek. VI-VIII, periudhë gjatë së cilës u bë kalimi gradual nga antikiteti ilir në mesjetën arbërore. Nënrajoni Verilindor karakterizohet nga një numër i vogël i popullsisë në raport me sipërfaqen dhe nga shpërndarja gjeografike e pabarabartë e saj. Kjo lidhet me karakterin kodrinoro-malor të relievit dhe sipërfaqen e kufizuar të tokave bujqësore. Dendësia mesatare e popullsisë shkon deri në 60,5 b/km2. Pjesët më të populluara dhe me përqendrimin më të madh të vendbanimeve janë tarracat lumore e gropat, ndërkohë që në terrenet malore popullimi është më i pakët. Në dinamikën e popullsisë kanë ndikuar kryesisht ritmet e shtimit natyror të saj dhe niveli i zhvillimit ekonomik të nënrajonit. Deri në 1990-ën, numri i popullsisë së tij pësoi rritje të vazhdueshme, ndërsa pas këtij viti filloi të ulej. Dy nga faktorët kryesorë që ndikuan në rënien e numrit të popullsisë janë emigrimi dhe ulja e lindshmërisë. Ndonëse në strukturën e popullsisë sipas grupmoshës përqindjen më të lartë e zënë grupmosha e re dhe ajo e punës, ashtu si në të gjithë vendin, edhe në këtë rajon përqindja e grupmoshës së tretë po pëson vazhdimisht rritje.Në strukturën e popullsisë sipas vendbanimeve, përqindjen më të lartë e zë popullsia rurale. Popullsia urbane përbën rreth 22% të popullsisë së përgjithshme të nënrajonit. Përqindja e saj është rritur sidomos gjatë viteve 1945-1990, për shkak të shtimit të vendbanimeve në kuadër të industrializimit të vendit, sidomos pranë zonave të nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve. Qendrat më të rëndësishme urbane të Nënrajonit Verilindor janë: Kukësi, Peshkopia, Puka, Burreli, Rrësheni, Rubiku, Bulqiza, Kruma, Klosi dhe Fushë-Arrësi. Veshje popullore e zonës së MirditësrënV hj ll NdkulturëngradualNënrajosipërfaqkodrinomesatareërqendrierrenet mdinamikhvillimitvazhduenien e nukgmpënë teNë di zhtë vrën EkonomiaIndustria nxjerrëseNëntoka e pasur e nënrajonit me minerale metalore (sidomos me bakër dhe krom) ka mundësuar zhvillimin e industrisë nxjerrëse, e cila është kthyer në ekonominë bazë për një pjesë të popullsisë së zonave mineralmbajtëse. Ndër minierat kryesore përmendim: minierat e kromit në Bulqizë, Batër, Klos, Kalimash dhe Kam. Deri në vitet ‘90 ka funksionuar edhe industria e përpunimit të bakrit, e cila përfaqësonte një cikël të mbyllur, nga minerali deri te produkti për treg. Sot minierat kanë nevojë për investime për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurimit teknik. a) Kukës b) Peshkopi c) Rrëshen45 Pamje nga disa qendra urbane të Nënrajonit Verilindor141

