Page 145 - Demo
P. 145
PUNË PRAKTIKE 7Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • lokalizon dhe emërton në hartën-skicë njësitë përbërëse të Rajonit Verior dhe Verilindor të Republikës së Shqipërisë;• lokalizon, emërton e ngjyros në hartën-skicë format kryesore të relievit dhe hidrografinë e tij;• qarkon dhe emërton në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane, ekonomike dhe ato të trashëgimisë natyrore e kulturore të rajonit;• shfaq kureshtje për zhvillimet demografike dhe strukturën e popullsisë në këtë rajon, si dhe përcakton veçoritë kryesore të popullimit të tij;• analizon veçoritë e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: materiale teorike e harta të siguruara nge interneti apo enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, harta fiziko-gjeografike dhe ajo politiko-administrative e Republikës së Shqipërisë, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim mendimesh). Puna përgatitore:• Përsëriten njohuritë e marra nga teksti mësimor mbi veçoritë fiziko-gjeografike, njësitë përbërëse, trashëgiminë natyrore dhe kulturore, dinamikën, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e popullsisë, si dhe mbi veçoritë e zhvillimit ekonomik të Rajonit Verior dhe Verilindor të Republikës së Shqipërisë.• Përzgjidhen dhe diskutohen të dhënat e marra nga burime të ndryshme (internet, enciklopedi, harta, fotografi, dokumentarë televizivë etj.) në lidhje me veçoritë fiziko-gjeografike, njësitë përbërëse, trashëgiminë natyrore e kulturore, dinamikën, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e popullsisë, si dhe me veçoritë e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni. Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:1. Përcaktoni dhe emërtoni në hartën-skicë (në faqen 169) njësitë kryesore përbërëse të Rajonit Verior dhe Verilindor të Republikës së Shqipërisë.2. Lokalizoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë (në faqen 169) format kryesore të relievit (fushat, kodrat, pllajat etj.) të këtij rajoni.3. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë (në faqen 169) hidrografinë e rajonit (liqenet, rrjedhat kryesore lumore, burimet etj.).4. Emërtoni në hartën-skicë (në faqen 169) zonat e rajonit që dallohen për pasuritë e mëdha natyrore (zona mineralmbajtëse, turistike, energjetike, pyjore, ujore, termale etj.), si dhe qendrat kryesore të trashëgimisë kulturore të tij.5. Përcaktoni dhe emërtoni qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të këtij rajoni.6. Analizoni dinamikën dhe strukturën e popullsisë, si dhe veçoritë kryesore të zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.7. Vlerësoni mundësitë e shfrytëzimit të pasurive natyrore të rajonit në favor të zhvillimit socio-ekonomik.8. Interpretoni grafikë, të dhëna statistikore, harta etj., në lidhje me zhvillimin e sektorëve të ekonomisë së Rajonit Verior dhe Verilindor gjatë periudhave të ndryshme.9. Vlerësoni perspektivat demografike dhe ekonomike të Rajonit Verior e Verilindor.TEMA: RAJONI VERIOR DHE VERILINDOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË143

