Page 147 - Demo
P. 147


                                    5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsformimin e relievit, i cili përbëhet kryesisht prej gropave e fushëgropave (që gjenden në lartësi mbi nivelin e detit), si dhe të maleve, malësive e luginave. Në gropa dhe fushëgropa, klima ka tipare kontinentale, ndërsa me rritjen e relievit ndeshet klima malore. Tiparet kontinentale shfaqen në dimrin e gjatë e të ashpër, me amplitudë të madhe të temperaturës, me reshje bore (me trashësi 20-50 cm) e ngrica. Në këtë rajon është regjistruar edhe minimumi absolut i temperaturës në Shqipëri, (-26,80C në Sheqeras të Korçës). Në gropa e fushëgropa, reshjet mesatare vjetore janë të pakta, 650-800 mm. Hidrografia përfaqësohet me rrjedhat e sipërme të Shkumbinit, Osumit dhe Devollit, si dhe me një rrjet përrenjsh. Përveç rrjetit lumor, pjesë e rëndësishme e hidrografisë së këtij rajoni janë Liqeni i Ohrit, ai i Prespës së Madhe dhe Liqeni i Prespës së Vogël, si dhe një numër liqenesh akullnajore në disa kreshta malesh (në Shebenik, Gramoz etj.). Tokat më të përhapura janë kryesisht ato të kafenjta dhe të murrme pyjore. Rajoni ka një mbulesë bimore të pasur, në të cilën mbizotërojnë kati i ahut dhe ai i halorëve. Kjo bimësi është më e përhapur në malet Polis, Valamarë, Moravë, Guri i Zi, Guri i Topit, si dhe në malësinë e Vithkuqit. Në kreshtat e larta të maleve (në Valamarë, Malin e Thatë, Shebenik, Malin e Shpatit, Voskopojë, Malësitë e Kolonjës etj.) shtrihen kullota malore. Njësitë përbërëse të Rajonit JuglindorFushëgropa e Korçës (813-950 m mbi nivelin e detit), e cila është fusha më e madhe dhe më e rëndësishme e rajonit, ka një formë të përzgjatur dhe shtrihet kryesisht në drejtimin veri-jug. Tabani i saj është i përbërë nga shkëmbinj terrigjenë dhe pëson vazhdimisht lëvizje tektonike ulëse. Pjesa veriore dhe qendrore e kësaj fushëgrope është krejtësisht e rrafshët, ndërsa pjesa jugore ka reliev të lugët. Fushëgropa karakterizohet nga një klimë me tipare kontinentale, me amplituda të mëdha vjetore të temperaturës (deri në 200C) dhe me një numër të madh të ditëve me ngrica. Pamje nga lugina e ShkumbinitFushëgropa e Prrenjasit (578-678 m mbi nivelin e detit), ashtu si ajo e Korçës, përbëhet nga terrigjenët dhe pëson vazhdimisht lëvizje tektonike ulëse. Në të bëjnë pjesë tri fusha kryesore: fusha e Domosdovës, ajo e Rrajcës dhe fusha e Katjelit. Pavarësisht tipareve kontinentale, me një amplitudë vjetore të temperaturës rreth 180C, klima e kësaj fushëgrope është më e butë se ajo e Fushëgropës së Korçës apo e gropave të rajonit. 650 800 mHidrografiadhe mekëtijsi GdMe lVosko Njësit 3Pamje nga Fushëgropa e Korçës 4 Pamje nga Fusha e Rrajcës 5145
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151