Page 149 - Demo
P. 149


                                    MësimiI.13.10 Trashëgimia natyrore dhe ajo kulturore e rajonitNdërthurja e formave të larmishme të relievit, rrjedhjet e rrëmbyeshme ujore, liqenet e thella tektoniko-karstike, lartësia e madhe mbi nivelin e detit, klima kontinentale, si dhe diversiteti i botës së gjallë që karakterizon këtë rajon, kanë krijuar peizazhe natyrore me vlera unike, një pjesë e të cilave është përfshirë në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura (shih tabelën 1).TRASHËGIMIA NATYRORE DHE AJO KULTURORE E RAJONIT JUGLINDOR. POPULLSIA DHE EKONOMIA E TIJDiskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra nga burime të ndryshme, përshkruani disa veçori të popullimit dhe të ekonomisë së Rajonit Juglindor. Fjalë kyçetrashëgimia natyrore dhe ajo kulturore e rajonitdinamika dhe struktura e popullsisëveçoritë e vendbanimeveekonomia e Rajonit Juglindor1Rajoni Juglindor dallohet gjithashtu për trashëgiminë e pasur kulturore, e cila përfaqësohet me objektet e shumta historike, arkeologjike, arsimore e fetare, me traditat e gatimit e mikpritjes, me muzikën karakteristike etj. Këto vlera kulturore janë premisa të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në rajon përgjatë gjithë vitit. Ndër qendrat urbane dallon Korça, me aktivitetet e shumta kulturore, si: karnavalet, panairi i qeramikës, festivali i muzikës, festa e birrës, simpoziumi i skulpturës në Parkun Rinia etj. Një qendër tjetër e rëndësishme turistike e këtij rajoni është Voskopoja, ku gjenden shumë kisha dhe manastire të periudhës bizantine. Në fshatrat Kamenicë dhe Barç janë bërë zbulime të rëndësishme arkeologjike, ndër të cilat dallojnë tumulat e epokës së bronzit. Pamje nga Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës”2 Tabela paraqet zonat e mbrojtura të Rajonit Juglindor.Zonat e Mbrojtura në Rajonin JuglindorNr Kategoria Qarku Emri i Zonës së Mbrojtur1. II. Park Kombëtar Korçë Bredhi i Drenovës2. Korçë Prespa3.IV. Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park NatyrorKorçë Cangonj4. Korçë Krastafillak5. Elbasan Kuturman6. Korçë Gërmenj-Shelegur7. Elbasan Polis8. Elbasan Stravaj9. Elbasan Sopot 10. Elbasan Dardhë-Xhyrë11. V. Peizazh i Mbrojtur Korçë Nikolicë 12. Korçë Pogradec 13. VI. Zonë e Mbrojtur Natyrore e Resurseve të MenaxhuaraKorçë Piskal-Shqeri14. Korçë Guri i Nikës147
                                
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153