Page 150 - Demo
P. 150


                                    5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVs Dinamika dhe struktura e popullsisëGjurmët arkeologjike të gjetura në vende të ndryshme të rajonit, dëshmojnë popullimin e tij të hershëm dhe të vazhdueshëm. Në antikitet, Rajoni Juglindor është banuar nga fiset ilire të dasaretëve. Një rëndësi të veçantë kanë sidomos të dhënat arkeologjike të gjetura në Maliq, të cilat i përkasin bronzit të hershëm, bronzit të mesëm dhe atij të vonë. Ato vërtetojnë vazhdimësinë kulturore dhe ekonomiko-shoqërore të këtij rajoni. Gjurmë me vlera të tilla arkeologjike janë gjetur edhe në Shpellën e Trenit, në Kamenicë, në Luaras të Kolonjës, në tumat e Barçit, të Kuçit të Zi etj. Në shek. XVI-XVIII, rajoni dallohej për dendësinë e madhe të popullsisë. Lindja e qyteteve (si Voskopoja në shek. XIV) në këtë rajon ka qenë një proces i lidhur ngushtë me zhvillimin e tregtisë me vendet fqinje.Objekte arkeologjike të zbuluara në Maliq3 4 Veshje popullore e zonës së LibrazhditPopullsia e Rajonit Juglindor karakterizohet nga ritme të ulëta të shtimit natyror, si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe emigrimit të popullsisë (sidomos i moshës së re), i cili ka pasur një ndikim të përhershëm në dinamikën e popullsisë së rajonit. Me përjashtim të periudhës 1945-1990, kur emigracioni ishte i ndaluar me ligj, pas vitit ‘90 e në vazhdim ai ka qenë përherë i pranishëm, me drejtim kryesor Greqinë dhe ShBA-në. Popullsia e këtij rajoni ka migruar vazhdimisht edhe brenda vendit, kryesisht drejt Rajonit Perëndimor, ku lëvizjet më të mëdha migratore janë shënuar pas vitit ‘90. Dendësia e popullsisë së Rajonit Juglindor është rreth 59 banorë/km2. Shpërndarja e popullsisë në këtë rajon është e pabarabartë, pasi pjesa më e madhe e saj është e përqendruar kryesisht në fushëgropa, gropa dhe lugina lumore, ndër të cilat dallojnë Fushëgropa e Korçës, ajo e Prrenjasit, Gropa e Pogradecit dhe lugina e Devollit të Sipërm. Dendësinë më të vogël të popullsisë e kanë zonat malore dhe malësitë.Struktura e popullsisë sipas moshësPeshën kryesore në popullsinë e përgjithshme të këtij rajoni e zënë grupmosha e re dhe ajo e punës. Ndërkohë, për shkak të uljes së ritmeve të lindshmërisë dhe të emigrimit të moshës së re (fertile), grupmosha e tretë ka pësuar vazhdimisht rritje.Struktura e popullsisë sipas gjinisëNë këtë rajon, përqindja e popullsisë femër është pothuajse e barabartë me përqindjen e popullsisë mashkull, me një diferencë të vogël në favor të kësaj të fundit (50,5 % kundrejt 49,5 %).Struktura e popullsisë sipas vendbanimeve Përqindjen më të lartë të popullsisë në këtë rajon e zë popullsia rurale, ndërkohë që ajo urbane përbën 31,9% të popullsisë së përgjithshme. Qendrat urbane të Rajonit Juglindor Pamje nga atmosfera e karnavaleve në KorçëPamje nga malësia e Mokrës, një ndër malësitë me dendësi të ulët të popullsisë.51945-199përherë i migruamë tDepFSStPere dhemigrimStruktura Në këtë r Pamje nga malësia 6148
                                
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154