Page 151 - Demo
P. 151


                                    5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsjanë: Korça, Pogradeci, Librazhdi, Prrenjasi, Gramshi, Bilishti, Erseka, Maliqi dhe Leskoviku. Struktura e popullsisë sipas etnisëRajoni përbëhet nga popullsi homogjene shqiptare. Krahas saj, në këtë rajon banon një pakicë kombëtare maqedonase, e përqendruar në bashkinë Pustec (në nëntë fshatra të saj) dhe në Vërnik të bashkisë Devoll. Pjesë e popullsisë së rajonit janë edhe pakicat gjuhësore arumune e rome. Arumunët janë vendosur kryesisht në Korçë, Voskopojë dhe Grabovë, ndërsa romët në Pogradec, Korçë e Bilisht. Veçoritë e vendbanimeveKushtet natyrore të Rajonit Juglindor dhe veçoritë e zhvillimit ekonomik të tij kanë ndikuar edhe në shpërndarjen e vendbanimeve. Për përqendrimin më të madh të vendbanimeve urbane dhe rurale dallojnë Fushëgropa e Korçës, ajo e Prrenjasit, Gropa e Pogradecit dhe lugina e Devollit të Sipërm, ndërkohë që në zonat kodrinore dhe në malësitë e rajonit mbizotërojnë vendbanimet rurale (malësia e Kolonjës, e Sopotit, e Gorë-Oparit, e Mokrës etj.). Këto vendbanime karakterizohen nga migrimet e shpeshta të popullsisë.Midis vendbanimeve urbane dallohet Korça, një qendër e rëndësishme administrative (qendër qarku), industriale, tregtare, arsimore dhe kulturore, e cila njihet për kontributin dhe vlerat e veçanta në fushën e arsimit, për tolerancën fetare dhe për traditat në kulinari. Një qendër urbane e rëndësishme është edhe Pogradeci, i cili shtrihet buzë Liqenit të Ohrit dhe është një qytet turistik.  Ekonomia e Rajonit JuglindorEkonomia bujqësore ka qenë përherë një sektor i rëndësishëm ekonomik i Rajonit Juglindor. Në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të kërkesave të tregut, pesha e bujqësisë dhe e blegtorisë ka ndryshuar vazhdimisht. Bujqësia është e zhvilluar kryesisht në Fushëgropën e Korçës dhe në luginën e Devollit të Sipërm. Kulturat kryesore janë drithërat (sot, sipërfaqet e mbjella me to janë zvogëluar për shkak të importit) dhe foragjeret. Krahas tyre, rajoni dallohet për kultivimin e perimeve (qepë, fasule dhe patate, kryesisht në zonat e Devollit dhe Korçës); drurëve frutorë (mollë, dardhë, kumbull dhe arrë) në zonat kodrinore dhe malore të Korçës, Pogradecit, Bilishtit e Librazhdit; dhe vreshtave kryesisht në Librazhd, Leskovik e Devoll. Blegtoria, bletaria dhe peshkimi janë nëndegë të ekonomisë bujqësore, zhvillimi i të cilave është i lidhur ngushtë me praninë e kullotave dimërore e verore, sipërfaqeve të mëdha pyjore dhe liqeneve. Rajoni dallohet për mbarështimin e gjedhit (në zonat e Korçës dhe Devollit); bagëtisë së imët (në Librazhd, Kolonjë, Gramsh, Voskopojë, Vithkuq, Mokër etj.); shpendëve (në Korçë); peshkut (në Pogradec e Prespë) dhe bletëve (në Korçë, Kolonjë e Librazhd). Sektori i dytë i ekonomisëSektori industrial mbështetet në prodhimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, të orientuara sipas kërkesave të tregut. Industria e lehtë dhe ushqimore përfaqësohet me Pamje nga Pustecijanë: LesSrke B VeKushtet na7 ndikuar edhe nëndër e rëndësishmearsimore dhe çanta në at nëdhe ëëar rçës dhe në drithërat k të importit) dhe8 Pamje nga qyteti i Korçës149
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155