Page 155 - Demo
P. 155
5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVslumore. Përveç drejtimit mbizotërues të vargjeve malore ndeshen edhe relievet në formën e malësisë, siç janë ajo Tomor-Melesin dhe malësia e Kurveleshit. Ndërkohë, Fushëgropa e Delvinës është formuar si rezultat i një fundosjeje tektonike.KlimaPjesa perëndimore e rajonit dallohet për verën e nxehtë e të thatë dhe dimrin e shkurtër e të lagësht, ndërkohë që në terrenet e larta malore, sidomos në lindje të tij, dimri është i ftohtë, me ngrica dhe reshje bore. Mesatarja e janarit luhatet në vlerat 60C-90C, ndërsa ajo e korrikut shkon 250C-260C. Sasia e reshjeve është e madhe dhe luhatet nga 1500-1700 mm në bregdet, në mbi 2700 mm në Kurvelesh dhe në 1300-1400 mm në lindje të rajonit. Në pjesët e ulëta, sidomos në bregdet, bora është një dukuri e rrallë, ndërkohë që në male reshjet e saj janë të përvitshme, por nuk zgjasin shumë.HidrografiaLumenjtë kryesorë që derdhen në Adriatik janë: Vjosa me degët e saj (Drinosi, Shushica etj.), Osumi i Mesëm, Devolli i Poshtëm dhe Tomorica. Drejt Detit Jon rrjedhin lumenjtë Palasë, Dhërmi, Kudhës e Bistricë, Kalasë dhe Pavllo. Rajoni dallohet për numrin e madh të burimeve karstike, ndër të cilat përmendim: Ujin e Ftohtë në Tepelenë, Ujin e Ftohtë në Vlorë, burimet e Borshit, Sotirës dhe Syrit të Kaltër në Bistricë, burimet e Syrit të Zi në Këlcyrë, burimi i Viroit në Gjirokastër etj. Krahas tyre, në Lengaricë dhe Leskovik ka burime termale, të cilat shfrytëzohen në mënyrë të pjesshme. Pjesë e rëndësishme e hidrografisë së rajonit janë gjithashtu Liqeni i Butrintit dhe laguna e Pasha Limanit në Orikum. Tokat në këtë rajon janë kryesisht të hirta kafe dhe të kafenjta. Krahas tyre ka edhe toka moçalore e të murrme pyjore dhe livadhore malore.Bimësia përfaqësohet nga shkurret mesdhetare sidomos të tipit makje. Ahu është më i përhapur në Tomor, Zaloshnjë e Nemërçkë, ndërsa halorët (sidomos bredhi i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Greqisë) janë të përhapur në Hotovë dhe Frashër. Sipërfaqe të mëdha zënë edhe kullotat e pasura malore, të cilat ndeshen në Tomor, Dhëmbel, Nemërçkë, Kurvelesh etj.Fauna përfaqësohet nga kafshë të mëdha, si ariu i murrmë, ujku, çakalli, dhelpra, macja e egër, derri i egër dhe lepuri. Nga shpendët, më të përhapur janë thëllëza e malit, pëllumbi i egër, turtulli, shkurta etj. Njësitë përbërëse të Rajonit JugorMalësia e Tomor-Melesinit përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë e terrigjenë. Ajo dallohet për relievin e çrregullt, me male, vargje, kurrize malore e kodra të copëtuara prej rrjedhjeve ujore. Pamje nga lugina e Vjosës në Pamje nga Mali i Tomorit Pamje nga Fushëgropa e DelvinësGrykën e Këlcyrës 3 4 5153

