Page 156 - Demo
P. 156
5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsRadha joteVargjet ParaleleKëto vargje përbëhen nga dy vargje malore: vargu lindor, i cili përfshin malet Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë, dhe vargu perëndimor, me malet Shëndëlli-Lunxheri-Bureto. Vargjet përbëhen nga shkëmbinj gëlqerorë, ndërsa luginat midis tyre kanë përbërje terrigjene. Këto vargje malore karakterizohen nga shpate mjaft të pjerrëta e të shkallëzuara dhe me kreshta të sheshuara prej veprimtarisë karstike. Rrëzë shpateve malore burojnë ujëra karstike. Lugina e Vjosës dhe Lugina e DrinositPjesë e Rajonit Jugor janë vetëm sektori i sipërm dhe ai i mesëm i Luginës së Vjosës, të cilët ndahen midis tyre nga Gryka e Këlcyrës. Në sektorin e mesëm, lugina pret tërthor Vargjet Paralele dhe krijon Grykën e Këlcyrës. Bashkimi i degës së Drinosit me Vjosën në Tepelenë formon një zgjerim të madh. Më tej, lumi i Vjosës rrugëton drejt perëndimit nëpër një luginë kodrinoromalore, për të vijuar drejt grykëderdhjes së saj (në Rajonin Perëndimor), ku merr karakter fushor.Lugina e Drinosit karakterizohet nga tabani i sheshtë, pasi është e mbushur me sedimentet e këtij lumi dhe të përrenjve që derdhen në të. Vargu malor Kurvelesh-Mali i Gjerë-Stugarë-MurganëNë këtë varg bëjnë pjesë malësia e Kurveleshit në veri dhe vargu Mali i Gjerë-Murganë në jug, të cilët ndahen midis tyre nga lugina e Kardhiqit. Malësia e Kurveleshit përbëhet nga kreshta gëlqerore, ku ndeshen gropa karstike të gjera, ujërat e të cilave depërtojnë në thellësi dhe dalin në formë burimesh në periferitë e saj. Lugina e Shushicës Lugina e Shushicës përbëhet kryesisht nga shkëmbinj terrigjenë, nëpër të cilët krijon disa ngushtime dhe zgjerime. Përgjatë saj gjenden shumë fusha të vogla, ku janë ngritur një sërë vendbanimesh rurale. Vargu Bregdetar JonikKy varg përbëhet nga gëlqerorë dhe përfaqëson vargun malor më perëndimor të rajonit. Ai fillon me dy degëzime, me atë perëndimor dhe atë lindor, të cilat ndahen midis tyre nga Gjiri i Vlorës dhe Fusha e Dukatit. Vargjet ribashkohen në Malin e Çikës, duke formuar një varg të vetëm, i cili vazhdon më në jug, deri në Fushën e Mursisë. Përgjatë këtij vargu, nga Uji i Ftohtë në Vlorë e deri në Butrint, shtrihet riviera shqiptare, në të cilën gjendet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Fushëgropa e DelvinësFushëgropa e Delvinës është formuar në një graben dhe karakterizohet nga një reliev i larmishëm. Ajo përbëhet nga Fusha e Vurgut dhe ajo e Mursisë, ka klimë mesdhetare fushore e kodrinore, si dhe një hidrografi të pasur. 1 WģƌĐĂŬƚŽŶģŚĂƌƚģƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģZĂũŽŶŝƚ:ƵŐŽƌ͘2 WģƌƐŚŬƌƵĂũŬƵƐŚƚĞƚŶĂƚLJƌŽƌĞƚģŬģƟũƌĂũŽŶŝ͘3 WģƌĐĂŬƚŽŶģŚĂƌƚģŶũģƐŝƚģƉģƌďģƌģƐĞƚģƌĂũŽŶŝƚĚŚĞƉģƌƐŚŬƌƵĂũĚŝƐĂǀĞĕŽƌŝƚģƐĞĐŝůģƐƉƌĞũƚLJƌĞ͘4 ,ƵůƵŵƚŽĚŚĞƉģƌŐĂƟƚŶũģĚĞƚLJƌģƚĞŵĂƟŬĞŵďŝƉŽƚĞŶĐŝĂůĞƚŶĂƚLJƌŽƌĞƚģZĂũŽŶŝƚ:ƵŐŽƌ͘VaKmSnktë karsLugina ePjesë e Rajonilë d h idi Pamje nga maja e malit të Nemërçkës6r mëmor at ngaursisë, ka Pamje nga Parku Kombëtar i Llogarasë7154

