Page 157 - Demo
P. 157
MësimiI.1 3.12 Popullimi i hershëm i rajonitRajoni Jugor dallohet për popullimin e tij të hershëm. Objektet arkeologjike të gjetura në Xarë të Sarandës, dëshmojnë banimin e trevave shqiptare që në periudhën e paleolitit të mesëm (100 000-30 000 vjet pr.K.). Gjatë shekujve, popullimi i rajonit ka qenë një proces i vazhdueshëm dhe, si rrjedhojë, numri i popullsisë ka pësuar rritje. Këtë e vërtetojnë veglat e punës që janë zbuluar në shpellën e Shën Marinës (në Bogas të Sarandës) e në Konispol; vendbanimi mezolitik i Vlushës (Skrapar); varrezat tumulare të epokës së bronzit në Piskovë (Përmet), Dropull, Bajkaj (Sarandë) etj. Në antikitet, rajoni ka qenë i banuar nga fisi ilir i kaonëve. Rritja e popullsisë u shoqërua me lindjen dhe shtimin e vendbanimeve, të cilat me kalimin e kohës krijuan fizionominë e tyre. Në shek. VII pr.K., në tokat ku shtriheshin kaonët u krijua Butrinti (Buthroti), një qendër e rëndësishme urbane, me numër të madh popullsie. Pas Butrintit u krijuan edhe qendra të tjera, si: Finiqi (Foinike), Saranda (Onhezmi), Antigonea (në luginën e Drinosit), Orikumi (Oriku) etj. POPULLSIA DHE VENDBANIMET E RAJONIT JUGORDiskutojmë: Përshkruani disa veçori të popullimit dhe të vendbanimeve të Rajonit Jugor.Fjalë kyçepopullimi i hershëm i rajonit dinamika e popullsisë dhe shpërndarja e saj struktura e popullsisë së këtij rajoni karakteristikat e vendbanimeve Dinamika e popullsisë dhe shpërndarja gjeografike e sajDeri në vitin ‘90, popullsia e Rajonit Jugor është rritur në mënyrë të vazhdueshme, ndonëse me ritme të ndryshme. Pas ‘90-ës, për shkak të migrimit të një pjese të madhe të popullsisë dhe të uljes së ritmeve të lindshmërisë, numri i popullsisë së përgjithshme të këtij rajoni pësoi rënie të ndjeshme. Lëvizjet migratore të popullsisë u orientuan si jashtë vendit, kryesisht drejt Greqisë dhe Italisë, ashtu edhe drejt Rajonit Perëndimor të Shqipërisë. Rajoni dallohet për dendësinë e ulët të popullsisë, e cila shkon mesatarisht 38 banorë/km2. Për shkak të kushteve të relievit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit, shpërndarja e popullsisë është e pabarabartë. Zonat më të populluara janë: Fushëgropa e Delvinës, Lugina e Vjosës, ajo e Drinosit dhe Lugina e Shushicës, ndërsa ato më pak të populluara janë Vargjet Paralele, Malësia e Kurveleshit, Malësia midis Tomor-Melesinit dhe Vargu Bregdetar. 1 Pamje nga Parku Arkeologjik i Finiqit Pamje nga Parku Kombëtar i Butrintit Rrënoja të zbuluara në Orikum 2 34Veshje popullore të Rajonit Jugor155

