Page 158 - Demo
P. 158
5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsRadha joteDendësinë më të madhe të popullsisë e ka bashkia e Gjirokastrës, ndërsa atë më të ulët, bashkia e Përmetit. Struktura e popullsisë së rajonit Në strukturën e popullsisë sipas grupmoshës, peshën kryesore e zë grupmosha e re dhe ajo e punës. Megjithatë, përqindje gjithnjë e në rritje vihet re në grupmoshën e tretë të popullsisë së këtij rajoni (përqindja e së cilës është më e madhe se ajo në shkallë vendi) Në strukturën e popullsisë sipas gjinisë vihet re që popullsia mashkull përbën rreth 50,53% të popullsisë së përgjithshme, ndërsa popullsia femër, rreth 49,47%. Në strukturën e popullsisë sipas vendbanimeve, rreth 40,3% të popullsisë së përgjithshme e zë popullsia urbane dhe rreth 59,7%, ajo rurale. Struktura e popullsisë sipas etnisë. Rajoni përbëhet nga një popullsi homogjene shqiptare. Krahas saj, në këtë rajon është përqendruar pjesa më e madhe e pakicës kombëtare greke që jeton në Shqipëri, e vendosur kryesisht në bashkitë Dropull dhe Finiq. Karakteristikat e vendbanimeveNë Rajonin Jugor, vendbanimet rurale janë më të shumta sesa ato urbane. Vendbanimet rurale fushore shtrihen kryesisht në fushën e Vurgut, të Mursisë e të Dropullit, ndërsa ato kodrinore, përreth luginave të Vjosës, Drinosit, Shushicës dhe përgjatë rivierës shqiptare. Ndërkohë, vendbanimet rurale malore janë më të pakta në numër dhe gjenden kryesisht në malësitë e Tomorit, Kurveleshit, Dangëllisë dhe Zagorisë.Vendbanimet urbane të rajonit janë: Gjirokastra, Saranda, Përmeti, Çorovoda, Poliçani, Delvina, Tepelena, Këlcyra, Memaliaj, Himara, Libohova dhe Konispoli. 1 ffiǀŝĚĞŶƚŽǀĞĕŽƌŝƚģĞƉŽƉƵůůŝŵŝƚƚģZĂũŽŶŝƚ:ƵŐŽƌ͘2 WģƌƐŚŬƌƵĂũĚŝŶĂŵŝŬģŶĚŚĞƐŚƉģƌŶĚĂƌũĞŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģƉŽƉƵůůƐŝƐģŶģŬģƚģƌĂũŽŶ͘3 ŶĂůŝnjŽƐƚƌƵŬƚƵƌģŶĞƉŽƉƵůůƐŝƐģƐģZĂũŽŶŝƚ:ƵŐŽƌ͘4 WģƌƐŚŬƌƵĂũƟƉĂƌĞƚŬƌLJĞƐŽƌĞƚģǀĞŶĚďĂŶŝŵĞǀĞƚģŬģƟũƌĂũŽŶŝ͘15g,3,7%0-14 vjeç15-65 vjeç65+ vjeç3DUDTLWMHJUDÀNHHpërqindjes që zënë grupmoshat në popullsinë e Rajonit Jugor.56 7 8Gjirokastra është qendër qarku dhe njëkohësisht qendra më e madhe administrative, arsimore dhe kulturore e rajonit. Për shkak të arkitekturës dhe urbanistikës së veçantë, ajo është shpallur qytet-muze dhe bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore. Gjirokastra përfaqësohet në shkallë vendi me Universitetin “Eqrem Çabej” dhe dallohet për traditën e organizimit të Festivalit Folklorik Kombëtar, ku shpalosen vlerat folklorike dhe etnografike shqiptare. Saranda (Onhezmi në lashtësi) është një ndër qendrat turistike më të rëndësishme në vend, ku ndodhet edhe porti më i madh i jugut të Shqipërisë. Nëpërmjet linjës detare me Korfuzin, ky port realizon një vëllim të madh të transportit, sidomos gjatë sezonit turistik. Pamje nga Përmeti Pamje nga Konispoli Pamje nga Vunoi, Vlorë156

