Page 159 - Demo
P. 159
MësimiI.1 3.13 Trashëgimia natyrore dhe ajo kulturore e rajonitKlima mesdhetare e Rajonit Jugor, hidrografia e pasur, kontrastet e relievit dhe diversiteti i botës së gjallë janë faktorët kryesorë që mundësojnë krijimin e peizazheve me vlera të veçanta natyrore. Në këtë rajon, mjedisi detar në perëndim ndërthuret në lindje me bregdetin shkëmbor të Jonit e më tej, në brendësi të tij, me kreshtat e maleve, grykat e ngushta deri në kanione të thella dhe me shpellat e shumta nëntokësore. Një pjesë e këtyre peizazheve të mrekullueshme është kategorizuar në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura (shih tabelën 1).Fjalë kyçetrashëgimia natyrore dhe ajo kulturore e rajonit tre sektorët e ekonomisëTRASHËGIMIA NATYRORE DHE AJO KULTURORE E RAJONIT JUGOR. EKONOMIA E TIJDiskutojmë: Evidentoni potencialet natyrore dhe natyrën e ekonomisë së Rajonit Jugor. Renditni degët kryesore të ekonomisë së tij.Rajoni Jugor përfaqëson gjithashtu një mozaik të pasur me elemente të trashëgimisë kulturore. Disa nga traditat kulturore të popullsisë së këtij rajoni janë: veshjet popullore, këngët dhe vallet, prodhimet artizanale, kulinaria etj. Në Rajonin Jugor gjenden gjithashtu zona me vlera të rëndësishme arkeologjike dhe historike, si Butrinti e Gjirokastra, të cilat bëjnë pjesë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore, apo qendra arkeologjike të njohura, si Antigonea, Oriku, Onhezmi etj. Një vlerë e veçantë kulturore e këtij rajoni është edhe isopolifonia labe, e cila bën pjesë gjithashtu në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore. Krahas tyre, rajoni dallohet edhe për traditën e pelegrinazhit të besimtarëve bektashianë në Malin e Tomorit.12Tabela paraqet zonat e mbrojtura të Rajonit Jugor.Pamje nga Parku Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan” Zonat e Mbrojtura në Rajonin JugorNr Kategoria Qarku Zona e Mbrojtur1. I. Rezervë Strikte Natyrore/Rezervat ShkencorGjirokastër Kardhiq 2.II. Park KombëtarVlorë Llogara 3. Berat Mali i Tomorit4. Vlorë Butrinti5. Vlorë Parku Kombëtar Detar “Karaburun- Sazan”6. Gjirokastër, Korçë Bredhi i Hotovës-Dangëlli7. III. Monument Natyror Gjirokastër Bredhi i Sotirës8. Gjirokastër Zhej9. Vlorë Syri i Kaltër 10.IV. Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park NatyrorVlorë Karaburun11. Berat Bogovë12. Vlorë Rrëzomë157

