Page 160 - Demo
P. 160


                                    5DMRQHWJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVs Sektori i parë i ekonomisëEkonomia bujqësoreBujqësia është e përqendruar kryesisht në Fushën e Vurgut, të Mursisë, të Dropullit dhe përgjatë luginave të Vjosës e Drinosit. Ajo dallon për kultivimin e drithërave të bukës, të cilat mbillen në Fushën e Vurgut, të Mursisë dhe të Dropullit; pemëtarisë, me agrumet (portokall, limon, qitro), ullinjtë që kultivohen në Rivierën shqiptare, si dhe qershitë e kumbullat që kultivohen kryesisht në Përmet e Skrapar; vreshtarisë, të përqendruar kryesisht në Përmet, Skrapar dhe Konispol; bostanit në Fushën e Vrinës; foragjereve në zonat fushore të rajonit, si dhe të perimeve, kryesisht për konsum familjar. Një pjesë e banorëve merret edhe me përpunimin e bimëve të ndryshme mjekësore, të cilat rriten kryesisht në shpatet e maleve. Blegtoria dallohet kryesisht për mbarështimin e bagëtisë së imët. Zonat më të njohura blegtorale jo vetëm për rajonin, por edhe në shkallë vendi janë: zona e Lunxhërisë, ajo e Zagorisë, malësia e Tomorit dhe malësia e Kurveleshit. Rajoni dallohet për përpunimin dhe tregtimin e produkteve cilësore blegtorale. Peshkimi, i cili është i përqendruar përgjatë rivierës, në Sarandë dhe në Liqenin e Butrintit, dallohet për rritjen dhe eksportin e midhjes. Bimësia mesdhetare, kullotat malore dhe klima e favorshme mundësojnë edhe zhvillimin e bletarisë. Sektori i dytë i ekonomisëEnergjetika përfaqësohet me dy hidrocentralet e lumit Bistrica (Bistrica 1 dhe Bistrica 2). Industria e lehtë dhe ajo ushqimore janë degë tradicionale të rajonit. Industria e lehtë është e përqendruar kryesisht në qytetet e Gjirokastrës dhe të Çorovodës me sipërmarrjet fasone, në formën e ndërmarrjeve të përbashkëta shqiptaro-greke. Industria ushqimore dallohet për prodhimin e pijeve alkoolike (në Përmet, Delvinë, Skrapar) dhe atyre joalkoolike (në Gjirokastër); për ambalazhimin e ujit të pijshëm (Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Skrapar); për përpunimin e produkteve bujqësore (prodhimin dhe ambalazhimin e vajit të ullirit në rivierën shqiptare; për konservimin e reçelrave dhe glikove (në Përmet e Skrapar), si dhe për përpunimin e produkteve blegtorale (në punishtet e bulmetit në Gjirokastër, Sarandë, Përmet dhe Tepelenë). Industria e materialeve të ndërtimit bazohet në nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve inerte për ndërtim (në luginat e Vjosës dhe të Drinosit); në prodhimin e tullave (në Këlcyrë); në nxjerrjen dhe përpunimin e pllakave të gurit dekorativ (në Skrapar), në prodhimin e gëlqeres (në Sarandë dhe Gjirokastër) etj.3 4 56Kultura bujqësore të Rajonit Jugor Sipërfaqe me ullinj, Borsh Blegtoria në Rajonin JugorProdukte të industrisë ushqimore të rajonitEnergjetIndustrie përqfasodjrbIndinerteKëlcyrëProdukte të industrisë 6 prodhim158
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164