Page 17 - Demo
P. 17
MësimiI.1 1.4 Pozita gjeografike e Republikës së KosovësRepublika e Kosovës ka një sipërfaqe prej 10 908 km². Ajo ndodhet në kontinentin evropian, në jug të gjerësive mesatare të Hemisferës Veriore, me një shtrirje pothuajse në pjesën qendrore të Ballkanit. Në jugperëndim, Kosova kufizohet me Shqipërinë, në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Serbinë dhe në jug, me Maqedoninë e Veriut. Ajo ka një pozicion gjeografik mjaft të favorshëm. Qafat malore dhe rrjeti automobilistik përgjatë luginave të lumenjve Ibër, Sitnicë, Lepenc dhe Drini i Bardhë (që e përshkojnë sipërfaqen e Kosovës në drejtime të ndryshme), mundësojnë lidhjen e pjesës perëndimore të trevave shqiptare me hapësirat e brendshme ballkanike, si dhe të vendeve në veri të Ballkanit me ato në jug të tij. POZITA GJEOGRAFIKE DHE KUSHTET NATYRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËSFjalë kyçepozita gjeografike e Republikës së Kosovës kushtet natyrorerajonet gjeografike të KosovësDiskutojmë: Përcaktoni në hartën e paraqitur në klasë, pozitën gjeografike të Republikës së Kosovës dhe vlerësoni rolin e saj. Pjesë të këtij rrjeti automobilistik janë: autostrada Vermicë-Merdare (vazhdim i Rrugës së Kombit) që lidh Kosovën me Shqipërinë; korridori automobilistik përgjatë luginës së Ibrit, i cili mundëson lidhjen e Kosovës me Serbinë dhe me Malin e Zi; rrugët që kalojnë përgjatë luginave të Sitnicës e të Lepencit dhe që lidhin Kosovën me Maqedoninë e Veriut; korridori përgjatë luginës së Llapit, i cili mundëson daljen drejt Nishit; ai përgjatë luginës së Moravës së Binçës, që bën të mundur komunikimin me korridorin Beograd-Shkup etj. Deti AdriatikD e t i M e s d h eDeti JonMali i ZiShqipëriMaqedoniae VeriutKosovëSerbiJarinjeMerdareBërnjakIstog KullëPejëSkënderajDrenasKlinëDeçanGjakovëMalishevëQafa e MorinësQafa e PrushitVermicëPrizrenFerizajKllokotLipjanGjilanMuqibabëKaçanikHani i ElezitShtërpcëVitiGlloboçicëDragashAutostradëAks kombëtar, 2 korsiRrugë kombëtareRrugë rajonale (të asfaltuara)Rrugë rajonale (të paasfaltuara)LEGJENDË Kufiri i KosovësQytetFshatPikë e kalimit kufitarSHQIPËRIDheu i BardhëRamillukShtimeSuharekëPrishtinë ObiliqF. KosovëGraçanicëRahovecNovobërdëKamenicëVushtrriMitrovicë Zveçan PodujevëLeposaviqMutivodëSERBIMAQEDONIA E VERIUTMALI I ZI0 25kilometraShkalla: 1:525,400+DUWDSDUDTHWSR]LWsQJMHRJUDÀNHWs5HSXEOLNsVVs.RVRYsV1+DUWDSDUDTHWUUMHWLQDXWRPRELOLVWLNWs5HSXEOLNsVVs.RVRYsV215

