Page 19 - Demo
P. 19


                                    Trevat shqiptare në Evropë dhe RajonRadha jote1 WģƌĐĂŬƚŽŶģŚĂƌƚģƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģZĞƉƵďůŝŬģƐƐģ<ŽƐŽǀģƐ͘2 WģƌƐŚŬƌƵĂũ ǀĞĕŽƌŝƚģ Ğ ƉģƌŐũŝƚŚƐŚŵĞ ƚģ ŬƵƐŚƚĞǀĞ ŶĂƚLJƌŽƌĞ ƚģZĞƉƵďůŝŬģƐƐģ<ŽƐŽǀģƐ͘3 ffiŵģƌƚŽŶģŚĂƌƚģŶͲƐŬŝĐģƉģƌďƌŝ͗ĂͿĨŽƌŵĂƚŬƌLJĞƐŽƌĞƚģƌĞůŝĞǀŝƚ͖ďͿƌĂũŽŶĞƚĞZĞƉƵďůŝŬģƐƐģ<ŽƐŽǀģƐ͖ĐͿƐŚƚĞƚĞƚŵĞƚģĐŝůĂƚŬƵĮnjŽŚĞƚ<ŽƐŽǀĂ͘4 sůĞƌģƐŽ ƌŽůŝŶ Ğ ƉŽnjŝƚģƐ ŐũĞŽŐƌĂĮŬĞ ƚģ <ŽƐŽǀģƐ͗ ĂͿ Ŷģ ŬƵƐŚƚĞƚŶĂƚLJƌŽƌĞ͖ďͿŶģŵĂƌƌģĚŚģŶŝĞƚĞƐĂũŵĞZĞƉƵďůŝŬģŶĞ^ŚƋŝƉģƌŝƐģ͕ŵĞƚƌĞǀĂƚĞƚũĞƌĂƐŚƋŝƉƚĂƌĞũĂƐŚƚģŬƵĮƌŝƚƉŽůŝƟŬƚģ^ŚƋŝƉģƌŝƐģ͕ƐŝĚŚĞŵĞǀĞŶĚĞƚĞƚũĞƌĂƚģƌĂũŽŶŝƚ͘MitrovicëPrishtinë RAJONI PERËNDIMORRAJONI LINDORGjilanFerizajPrizrenPejëGjakovëPër sasinë më të madhe të reshjeve vjetore dallohet Rajoni Perëndimor, ku regjistrohen rreth 700 mm. Zona më e lagësht e këtij rajoni janë Bjeshkët e Namuna, me rreth 1750 mm reshje në vit.HidrografiaRepublika e Kosovës ka një rrjet të dendur lumor, i cili derdhet në tri dete (shih tabelën 5). Ai dallon për luhatjet e mëdha të prurjeve dhe të niveleve të tyre. Në Kosovë gjenden edhe liqene akullnajore (sidomos në malet e Sharrit), liqene lumore (në lumin Mirusha) dhe liqene artificiale të ndërtuara përgjatë rrjedhave të disa lumenjve.TokatLarmia e përbërjes gjeologjike, kushtet e klimës, hidrografia e pasur dhe diversiteti i botës së gjallë kanë ndikuar në formimin e llojeve të ndryshme të tokave (humusore, humusore silikate, toka të hirta acide skeletore, toka argjilore, toka aluviale dhe toka shkëmbore). Bota e gjallëNë territorin e Kosovës gjenden rreth 1800 lloje bimësh, 200 prej të cilave janë endemike dhe subendemike. Në zonat e ulëta ndeshen: akacia, mani i zi dhe ai i bardhë, lisi i zi, dafina, ahu etj. Në brezin e drurëve gjetherënës (900-1500 m) gjenden: bredhi, gështenja, dëllinja, pisha e zezë dhe ajo e bardhë etj. Në lartësitë 1500-2200 m ndeshet brezi i kullotave malore. Në Kosovë gjenden rreth 230 lloje kafshësh, ndër të cilat dallohen: ariu i murrmë, kaprolli, ujku, shqarthi i bardhë, dhelpra, dhia e egër, derri i egër etj. Midis shpendëve dallohen fazani, thëllëza e fushës, korbi i murrmë etj. Zonat me faunën më të larmishme janë Malet e Sharrit dhe Bjeshkët e Namuna.  Rajonet gjeografike të Kosovës Territori i Republikës së Kosovës përbëhet nga dy rajone gjeografike: Rajoni Perëndimor (Lugu i Dukagjinit) dhe Rajoni Lindor (Fusha e Kosovës), të cilat ndahen midis tyre nga kodrat e Drenicës. Lumi Gjatësia e lumit brenda territorit të KosovësDeti ku derdhet lumiDrini i Bardhë 111,5 km Deti AdriatikSitnica 110 km Deti i ZiIbri 85 km Deti i ZiMorava e Binçës 67 km Deti i ZiLepenci 50 km Deti EgjeEreniku 38 km Deti AdriatikLumbardhi i Pejës 56 km Deti AdriatikLumbardhi i Prizrenit 36 km Deti AdriatikHarta paraqet rajonetgjeografike të Kosovës.Tabela paraqet lumenjtë kryesorë të Kosovës.617
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23