Page 20 - Demo
P. 20
MësimiI.1 1.5 Popullim i hershëm dhe i vazhdueshëm Dëshmitë arkeologjike të gjetura në një numër të madh vendbanimesh (si shpella e Radacit, ajo e Karamakazit dhe shpella të tjera më të vogla) dëshmojnë për popullimin e hershëm të truallit të Kosovës. Kështu, teknika e punimit të veglave prej stralli dhe kockat e kafshëve të gjetura bashkë me to, dëshmojnë se këto vendbanime janë banuar që në paleolitin e mesëm. Gjatë epokës së neolitit, popullsia vendase u shtri në të gjithë territorin dhe përparimet e vazhdueshme ekonomike e kulturore sollën në fund të eneolitit konsolidimin e saj. POPULLSIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Fjalë kyçepopullim i hershëm dhe i vazhdueshëm dinamika epopullsisëDiskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra në lëndën e Historisë, evidentoni disa veçori të popullimit të hershëm të Republikës së Kosovës.Hyjnesha në fron, simboli i Prishtinës, objekt arkeologjik i periudhës së neolitit (3500 vjet pr.K.) Stoli argjendi të Banjës së Pejës Enë neolitike e zonës së Runikut1Gjatë epokës së bronzit dhe asaj të hekurit, Kosova banohej nga fiset ilire, ndër të cilat dallonin dardanët. Në shek. IV pr.K., ata krijuan Mbretërinë Dardane, e cila u shtri në territorin e Kosovës së sotme dhe në trojet e krahinave përreth: nga Nishi në veri, deri në rrjedhën e sipërme të Vardarit në jug (shih hartën e figurës 4). Përgjatë shekujve, territori i Kosovës është përfshirë nga pushtime të ndryshme. Kështu, nga fundi i shek. I pr.K, pas luftërave të gjata me romakët, Dardania ra nën sundimin romak dhe më pas territoret e saj u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Në shek. VI ps.K., gjatë sundimit bizantin, Dardania u prek nga dyndjet sllave, të cilat cenuan homogjenitetin e popullsisë vendase. Më vonë, gjatë shekujve XIII-XIV, ajo ra nën sundimin serb. Politika serbe e asaj kohe ndoqi rrugën e asimilimit të popullsisë shqiptare, duke sjellë edhe popullsi joshqiptare nga territoret e Mbretërisë Serbe të Rashës. Pavarësisht trysnisë së ushtruar ndaj saj, popullsia shqiptare mbeti shumicë dërrmuese në strukturën etnike të Kosovës. 2 3Harta paraqet shtrirjen e Mbretërisë Dardane në shek. III-I pr.K.4IliriMbretëria DardaneTrakiaTribaliUlpiana(Lipjan)ShkupNish18

