Page 22 - Demo
P. 22


                                    ProjektëdëBilishtKonicëJaninëIgumenicëGrebeneKosturFollorinëResnjëPrilepManastirD. HisarKërçovëGostivarDibërStrugëOhërShkupTetovëKumanovëKaçanikPrizrenSharrSkënderajLipianPrishtinëGjakovëKlinë ShtimëBujanovcKamenicëGjilanViti PreshevërandëFerizajLibrazhdramshPogradecorovodëKorçëErsekëPërmetkastërPejëDeçanriKukësKrumëPeshkopiBulqizëProjekt I - ora e parë rojektRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: përcakton pozitën gjeografike dhe kushtet natyrore të Republikës së Kosovës; përshkruan veçoritë e popullimit e të vendbanimeve, si dhe vlerëson trashëgiminë natyrore e atë kulturore të Republikës së Kosovës;evidenton veçoritë e përgjithshme të ekonomisë së Kosovës;përcakton pozitën gjeografike, veçoritë natyrore, demografike dhe ekonomike të trevave shqiptare në Serbi, në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, në Malin e Zi dhe në Greqi;komenton mbi të ardhmen e trevave shqiptare dhe shteteve ku ato ndodhen si pjesë e familjes së përbashkët evropiane;vlerëson dhe respekton pikëpamjet e të tjerëve (idetë individuale dhe ato në grup); është krijues/e, prezanton idetë e reja dhe komunikon lirshëm mendimet e tij/saj. Burimet kryesore të informacionit: skema përmbledhëse dhe materiale të hulumtuara e të grumbulluara gjatë zhvillimit të temave mësimore, informacione të siguruara nga interneti, shtypi, guida të ndryshme turistike, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, dokumentarë televizivë. Metodologjia që do të përdoret: punë në grupe, hulumtim, diskutim, analizë, prezantim, shkëmbim opinionesh. Mjetet që do të përdoren deri në realizimin e projektit: materiale të printuara (materiale të hulumtuara), materiale të siguruara nga interneti dhe shtypi, harta të ndryshme, kompjuter, videoprojektor, fletë-anketa, tabelë prezantimi, shënjues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit etj. Çështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit: përcaktimi dhe vlerësimi i pozitës gjeografike të Republikës së Kosovës; analiza e veçorive të përgjithshme të kushteve natyrore të Republikës së Kosovës; përshkrimi i veçorive të popullimit, të vendbanimeve dhe të ekonomisë së Kosovës; evidentimi i faktorëve dhe pasojave të migrimit të popullsisë së Kosovës; evidentimi dhe vlerësimi i trashëgimisë natyrore dhe i trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës; përcaktimi dhe vlerësimi i pozitës gjeografike të trevave shqiptare në Serbi, në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, në Malin e Zi, në Greqi; identifikimi i veçorive specifike natyrore, demografike, ekonomike dhe i statusit të tyre politik;vlerësimi i bashkëpunimit dhe i mirëkuptimit midis vendeve e popujve fqinj dhe më gjerë; interpretimi mbi të ardhmen e trevave shqiptare dhe shteteve ku ato ndodhen si pjesë e familjes së përbashkët evropiane; ndërtimi dhe interpretimi i grafikëve, diagrameve, hartave të popullsisë dhe të shpërndarjes gjeografike të aktiviteteve ekonomike. Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektitNdahen grupet e punës (me nga katër anëtarë secili).  Përcaktohen drejtimet/fushat ku do të përqendrohet më tepër secili grup. Mësuesi/ja jep sugjerime mbi organizimin e punës në grup. Nxënësit ndajnë rolet brenda grupit dhe detyrat për secilin. rSTema: Veçoritë e përgjithshme natyrore, demografike dhe ekonomike të Republikës së Kosovës dhe trevave shqiptare jashtë kufirit politik të Republikës së ShqipërisëShënim1. Që në fillim të nëntematikës, mësuesi/ja u sugjeron nxënësve që detyrat që do të realizojnë në fund të çdo teme mësimore, t’i përfshijnë në përmbajtjen e produktit të projektit. 2. Prezantimi i projektit do të bëhet në orën e dytë të tij. 20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26