Page 23 - Demo
P. 23
MësimiI.1 1.6 Shpërndarja e popullsisë dhe migrimi i brendshëm Republika e Kosovës ka një dendësi mesatare 163 banorë/km2, duke qenë kështu hapësira me dendësinë më të madhe të popullsisë në të gjitha trevat shqiptare. Shpërndarja e popullsisë është e ndryshme në të gjithë sipërfaqen e Kosovës. Dendësinë më të madhe të popullsisë e kanë fushëgropat, kryesisht Fusha e Kosovës dhe qendrat e mëdha urbane (deri në 420 banorë/km2), ndërsa për dendësinë më të vogël dallohen zonat malore dhe ato kodrinore (25-50 banorë/km2). Qendrat urbane (sidomos Prishtina) pësojnë vazhdimisht rritje të popullsisë, ndërkohë që zonat rurale, kryesisht ato malore, dallohen për largime të saj (shih hartat e figurës 1). SHPËRNDARJA E POPULLSISË DHE MIGRIMI Fjalë kyçeshpërndarja e popullsisë dhe migrimi i brendshëm emigracioni Diskutojmë: Një prej dukurive që ka ndikuar ndjeshëm dhe vazhdimisht në dinamikën e popullsisë së Kosovës është emigracioni. Si mendoni, cilët faktorë kanë ndikuar në emigracionin e popullsisë?> 300 200 - 300 150 - 200 100 - 150 <100 banorë për km21971 1981Prishtinë Prishtinë1948Prishtinë2011Prishtinë+DUWDWSDUDTHVLQVKSsUQGDUMHQHSRSXOOVLVsVs.RVRYsVQsGLVDYLWH1Kjo shpërndarje e popullsisë është e lidhur ngushtë me faktorët natyrorë, socio-ekonomikë, demografikë dhe politikë. Ndër faktorët natyrorë dallojnë: sipërfaqja e madhe e tokës bujqësore, rezervat e shumta ujore dhe klima e përshtatshme që kanë fushëgropat. Ndër faktorët socio-ekonomikë përmendim: shpërndarjen e degëve të ekonomisë, zhvillimin e rrjetit rrugor, largësinë nga institucionet arsimore, shëndetësore, kulturore etj. Faktorët demografikë përfshijnë ritmet jo të njëjta të shtimit natyror të popullsisë në zona të ndryshme të vendit. Faktorët politikë përbëhen kryesisht nga politikat demografike të ndjekura në Kosovë gjatë kohës që ajo ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, si dhe nga konfliktet e armatosura për pavarësinë e saj. Emigracioni Dinamika e popullsisë së Kosovës ka qenë e lidhur përherë me dukurinë e emigracionit. Gjatë dekadave të fundit, ai ka qenë i drejtuar në mënyrë të vazhdueshme kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore (shih grafikun e figurës 2). 21

