Page 25 - Demo
P. 25
MësimiI.10 0@P`p%0-14 vjeç 15-65 vjeç 65+ vjeç1.7 Struktura e popullsisë së Kosovës Struktura e popullsisë sipas grupmoshës Republika e Kosovës ka një popullsi vitale, e cila dallon për përqindjen e lartë që zënë grupmosha e re dhe ajo e punës. Pavarësisht rënies së ritmeve të shtimit natyror që prej vitit 1971 e në vazhdim, popullsia e Kosovës është një ndër popullsitë me shtim natyror më të lartë jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Mosha mesatare e popullsisë së saj është 30,2 vjeç (census, prill 2011).Në Kosovë, grupmosha 0-14 vjeç përbën 28% të popullsisë së përgjithshme, grupmosha e punës (15-64 vjeç) 65%, ndërsa grupmosha e tretë (ajo mbi 65 vjeç) vetëm 7% (shih grafikun e figurës 1).STRUKTURA E POPULLSISË DHE NATYRA E VENDBANIMEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Fjalë kyçe struktura e popullsisë së Kosovës llojet e vendbanimeveDiskutojmë: Bazuar në informacionet e marra nga burime të ndryshme dhe në fotografitë e mëposhtme, përshkruani veçoritë që vini re në këto qytete.Femra 49,5% Meshkuj 50,5RQ,5QP,5PI,5IH,5H%*UDÀNXSDUDTHWVWUXNWXUsQHSRSXOOVLVsVs.RVRYsVVLSDVJUXSPRVKsVQs*UDÀNXSDUDTHWVWUXNWXUsQHSRSXOOVLVsVs.RVRYsVVLSDVJMLQLVsQs1 2Struktura e popullsisë sipas gjinisëDeri në fund të viteve ‘90, përqindjen më të madhe të popullsisë së përgjithshme e zinin meshkujt (51,55 %). Pas viteve ‘90, për shkak të emigracionit dhe konfliktit të armatosur, numri i tyre pësoi një rënie të ndjeshme. Sot, përqindjet që zënë secila prej gjinive në popullsinë e përgjithshme janë thuajse të barabarta (me një diferencë shumë të vogël midis tyre), ku rreth 50,5% e përbëjnë meshkujt dhe rreth 49,5% femrat (shih grafikun e figurës 2). .RPXQDH3HMsV 3ULVKWLQDNU\\HT\\WHWLL.RVRYsV .RPXQDH3UL]UHQLW23

