Page 27 - Demo
P. 27
MësimiI.1 1.8 Trashëgimia natyrore e Kosovës Republika e Kosovës dallohet për trashëgiminë e pasur natyrore. Ndonëse me një sipërfaqe jo shumë të madhe, ajo karakterizohet nga një diversitet natyror, i cili lidhet me larminë e përbërjes gjeologjike, relievit, klimës, hidrografisë dhe me shumëllojshmërinë e botës së gjallë. Rreth 10,9% e sipërfaqes së Kosovës është përfshirë në kategoritë e zonave të mbrojtura natyrore nga Unioni Botëror për Ruajtjen e Natyrës (ang. IUCN). Zonat e mbrojtura të Kosovës janë klasifikuar në këto kategori: Monument Natyror, Rezervë Strikte Natyrore, Peizazh i Mbrojtur, Park Kombëtar. Kategoria e zonës së mbrojtur Bëjnë pjesëI. Rezervë strikte natyrore11 rezervate shkencore (që zënë 847 ha të sipërfaqes së përgjithshme të zonave të mbrojtura), të cilat paraqiten në formën e rezervateve bimore, rezervateve shtazore dhe rezervateve speciale. Midis tyre dallohen: Bifurkacioni i lumit Nerodime, Rezervati i Arnenit, Maja e Ropsit, Rusenica, Oshllaku, Pisha e Madhe etj. II. Park Kombëtar Dy parqe kombëtare: Mali i Sharrit (me sipërfaqe 39 000 ha) dhe Bjeshkët e Namuna (me sipërfaqe 62 000 ha). III. Monument Natyror82 të tilla, ku 55 monumente janë botanike, 15 hidrologjike, 7 gjeomorfologjike, 4 speleologjike dhe 1 memorial. Midis tyre dallohen Shpella e Gadimës, Gryka e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë me Shpellën dhe Ujëvarën në Radavc, Rrjedha e lumit Mirusha etj. IV. Rezervate natyrore të menaxhuara --------------------V. Peizazh i mbrojturRreth 3% e sipërfaqes së përgjithshme së zonave të mbrojtura, ku përfshihen dy parqet rajonale (Parku i Mirushës dhe ai i Gërmisë) dhe parku pyjor “Pishat e Deçanit”. VI.Zonë e mbrojtur e burimeve të menaxhuara-------------------- Trashëgimia kulturore Trashëgimia kulturore e Republikës së Kosovës, e cila dëshmon vazhdimësinë iliro-arbërore-shqiptare në trojet e saj, përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të trevave shqiptare. Pas përfundimit të luftës së Kosovës, një kujdes i veçantë iu kushtua evidentimit, vlerësimit dhe ruajtjes së kësaj trashëgimie, e cila është e pasur dhe gjendet në formën e trashëgimisë materiale dhe asaj shpirtërore. Në trashëgiminë kulturore materiale përfshihen trashëgimitë arkitektonike, arkeologjike, etnografike, historike etj.Trashëgimia arkitektonike përfaqësohet me një sërë monumentesh dhe ansamblesh, të cilat bartin vlera të veçanta për nga mënyra e ndërtimit të tyre. Ndër to dallohen: TRASHËGIMIA NATYRORE DHE KULTURORE E KOSOVËS Fjalë kyçetrashëgimia natyrore e Kosovëstrashëgimia kulturoreDiskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra nga burime të ndryshme apo nga vizita turistike që mund të keni bërë në Republikën e Kosovës, përshkruani veçoritë e një peizazhi, vendbanimi ose monumenti natyror të territorit të saj, dhe vlerësoni potencialin turistik që ai ofron.Oshllaku, Pisha e Oshllaku, Pisha eatësLeximNë zonën e Sharrit rriten rreth 2000 lloje bimësh, ndër të cilat, 200 lloje janë endemike (rriten vetëm në këtë zonë). Kjo përbën rreth 25% të florës së përgjithshme të Ballkanit dhe rreth 18% të florës së Evropës. Ndër to, 86 lloje janë shpallur të rëndësishme në shkallë ndërkombëtare, ku 26 prej tyre janë përfshirë në listën e llojeve të bimëve në zhdukje. Bjeshkët e Namuna përfaqësojnë një pjesë tjetër të rëndësishme të biodiversitetit të Ballkanit, me gjithsej 750 lloje bimësh. Ndër to, 18 lloje rriten vetëmnë këtë zonë të Kosovës dhe 100 të tjera vetëm në Ballkan.3DPMHQJDVKSHOODH*DGLPsV125

