Page 29 - Demo
P. 29
MësimiI.1 1.9 Ekonomia e Kosovës dhe faktorët që mbështesin zhvillimin e saj Republika e Kosovës ka një ekonomi të re, e cila gjatë dy dekadave të fundit ka pësuar ndryshime të mëdha. Deri në vitin 1999, Kosova ishte krahinë autonome e ish-Federatës Jugosllave dhe për vite me radhë është konsideruar si burim i lëndëve të para. Pavarësisht kësaj, aty kanë munguar investimet në industrinë përpunuese dhe fondet për rritjen e kapaciteteve prodhuese të saj. Me mbarimin e luftës në vitin 1999 (pas së cilës Kosova u vu nën administrimin e ndërkombëtarëve, mbi bazën e Rezolutës 1244 të OKB-së) dhe sidomos me shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, zuri fill edhe rruga e transformimit ekonomik dhe e mundësive të reja për zhvillimin e saj. Ekonomia e Kosovës u transformua kështu nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi tregu. Republika e Kosovës është e pasur me burime natyrore dhe humane, të cilat përbëjnë premisat kryesore për zhvillimin ekonomik. Kështu, pozita gjeografike e përshtatshme, nëntoka e pasur me minerale (kryesisht linjit, zink, plumb, hekur-nikel), kushtet e favorshme të klimës, sipërfaqet e konsiderueshme të fushëgropave me toka bujqësore pjellore, sipërfaqet pyjore, përqindja e lartë e grupmoshës së re dhe asaj të punës, trashëgimia e pasur natyrore dhe kulturore, politika fiskale tërheqëse etj., përbëjnë faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e sektorëve të ekonomisë. Rreth 30% e prodhimit bruto sigurohet nga sektori i ekonomisë bujqësore, 60% nga industria e tregtia, dhe 10% nga turizmi. EKONOMIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Fjalë kyçeekonomia e Kosovës dhe faktorët që mbështesin zhvillimin e saj ekonomia bujqësore Diskutojmë: Evidentoni disa degë të ekonomisë së Kosovës dhe faktorët që mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre. Renditni disa nga fushat e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë. u vuOKedhsaj.në Recilagjezinkopypakre inLexim Për shkak të pozicionit të saj gjeografik në Evropën Juglindore, ekonomia e Kosovës është bërë sot pjesë e integrimeve ekonomike të këtij rajoni, të cilat krijojnë mundësitë për zgjerimin e tregut në një hapësirë mjaft të gjerë. Kështu, Kosova është anëtarësuar në tregun rajonal të CEFTA-s, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, ndërkohë që aspiron të bëhet pjesë e organizmave të tjerë të fuqishëm ekonomiko-financiarë, si BERZH, Organizata Botërore e Tregtisë etj. 1 6LSsUIDTHHPEMHOOsPHYUHVKWD5DKRYHF 3DPMHQJDQMsIDEULNsGX 2 UDOXPLQLQs.RVRYsPavarësisht mundësive të shumta për zhvillim, ekonomia e Kosovës është ende në fazë tranzicioni, për shkak të prapambetjes së trashëguar nga periudha kur ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, dëmeve që solli lufta për pavarësi dhe emigrimit të vazhdueshëm të popullsisë. Sot, një shtysë e rëndësishme për përshpejtimin e reformave dhe krijimin e një ekonomie të qëndrueshme është edhe aspirata e popullit të Kosovës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.27

