Page 31 - Demo
P. 31


                                    MësimiI.11.10 Sektori i dytë i ekonomisë Sektori i dytë i ekonomisë së Kosovës është ai industrial, degët kryesore të të cilit janë: industria ushqimore, industria e nxjerrjes dhe e përpunimit të mineraleve, energjetika, industria e prodhimit të materialeve të ndërtimit, industria e përpunimit të drurit dhe industria tekstile.Vendin më të rëndësishëm në sektorin industrial e zë industria ushqimore, e cila realizon përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale. Një pjesë e prodhimeve të kësaj industrie, si vera dhe birra, shkojnë jo vetëm për tregun vendas, por edhe për eksport. Ajo është e përqendruar kryesisht në Gjilan, Gjakovë, Rahovec, Pejë, Dragash e Klinë dhe përfaqësohet nga sipërmarrje të vogla e të mesme.Industria e nxjerrjes dhe e përpunimit të mineraleve mbështetet në rezervat e mëdha të qymyrgurit, plumbit, zinkut, nikelit, magnezit etj. Deri në fund të viteve ‘80, kjo industri përbënte një degë të rëndësishme të ekonomisë, ndërsa gjatë periudhës së konfliktit e në vazhdim ka pësuar rënie të ndjeshme. Në Mitrovicë, në kombinatin “Trepça” bëhet shkrirja e plumbit dhe e zinkut. Energjetikambështetet në prodhimin e energjisë elektrike përmes shfrytëzimit të rezervave të linjitit në termocentrale, të cilat janë pjesë e kombinatit “Kosova” në Obiliq (afër Prishtinës). EKONOMIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (VAZHDIM) Fjalë kyçe sektori i dytë i ekonomisësektori i tretë i ekonomisë Diskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra nga burime të ndryshme, vlerësoni rolin e rezervave minerare të nëntokës së Kosovës, si dhe rëndësinë e trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore në zhvillimin ekonomik. MAQEDONIA E VERIUTShkupKaçanikVitiGjilanLipjanGraçanicëKamenicëPodujevëVushtrriSkënderajDevëPb - plumbZn - zinkMg - magnezNi - nikelFe - hekurGjakovëKlinëDeçanJunik KraljanëPejëIstogPrizrenShtimëFerizajShtërpcëBrenas(Fe, Ni)Golesh(Mg, Fe, Ni)Bardh(linjit)Zveçan(rafineri plumbi) Tuneli i parëMitrovicë(rafineri zinku)Mirash(linjit)Stanterg(Pb, Zn)LeposaviqZuta Prlina(Pb, Zn)Crnac(Pb, Zn)Belo Brdo(Pb, Zn)L. IbërStrezovc (Mg)Artana/Novo Brdo (Pb, Zn)Prishtinë Avvalia(Pb, Zn)Kizhnicë(Pb, Zn)Boksite KijevoKomoranePagarushëTherandaSuharekaSHQIPËRILEGJENDË MinierëZonë e përpunimit të mineralitMineral i përqendruarRezerva linjitiMALI I ZISERBI0 25 50 kmL. SitnicaIndustria e materialeve të ndërtimit përfaqësohet me sipërmarrje të vogla e të mesme, që prodhojnë çimento, gëlqere, pllaka qeramike etj. Ajo është e përqendruar në Kamenicë, Ferizaj, Pejë, Kaçanik, në Hanin e Elezit etj. Industria e përpunimit të drurit mbështetet në sipërfaqet e mëdha pyjore dhe është e përqendruar kryesisht në Ferizaj, Deçan, Istog, Besjanë etj. 7HUPRFHQWUDOSMHVsHNRPELQDWLW´.RVRYDµ2ELOLT +DUWDSDUDTHWYHQGEXULPHWPLQHUDUHWs.RVRYsVGKH]RQDWNU\\HVRUHWs]KYLOOLPLWWsLQGXVWULVsQ[MHUUsVHWsPLQHUDOHYH2 129
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35