Page 32 - Demo
P. 32


                                    Trevat shqiptare në Evropë dhe Rajon Sektori i tretë i ekonomisëNë sektorin e tretë të ekonomisë përfshihen tregtia, turizmi, shërbimet, transporti dhe artizanati. Tregtia përbën një degë të rëndësishme të këtij sektori, pasi numri i bizneseve dhe i të punësuarve në to është vazhdimisht në rritje. Qendrat tregtare më të njohura janë Prishtina, Gjakova dhe Prizreni. Në raportin midis mallrave që tregtohen, vlera e mallrave të importuara (kryesisht nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Greqia) është më e madhe (mbi 70%) sesa ajo e produktit vendas. Pika doganore që mbulon vëllimin më të madh të import/eksportit është Hani i Elezit. Harta paraqet partnerët NU\\HVRUsWs.RVRYsVQsHNVSRUWLPSRUWGKHPDOOUDWTsHNVSRUWRKHQLPSRUWRKHQPsVsVKXPWLItaliMaqedonia e VeriutSlloveniSerbiTurqiKinëZvicërGjermaniShqipëri KosovëLEGJENDËPartnerët kryesorë të eksportit dhe të importit: Italia Shqipëria Maqedonia e Veriut Zvicra Gjermania Kina Turqia Serbia Sllovenia Mallrat që eksportohen: produkte të përpunuara (56%), materiale të papërpunuara (25%), ushqime dhe kafshë të gjalla 6%, lëndë djegëse 4%, makineri e pajisje transporti (3%) etj. Mallrat që importohen: makineri dhe pajisje transporti (21%), mallra të përpunuara (20%), lëndë djegëse (16%), ushqime dhe kafshë të gjalla (16%), produkte kimike (10%) etj. Partnerët kryesorë të Kosovës në eksport dhe importEksporti (në %)Importi (në %)Italia 27,1 4,7Shqipëria 10,4 3,2Maqedonia e Veriut 8,9 14,8Zvicra 6 1Gjermania 5,3 13Kina 5 6,3Serbia 1,3 12,1Turizmi në Kosovë përfaqësohet me turizmin malor, të gjelbër dhe atë kulturor. Kështu, mundësi shumë të mira për zhvillimin e turizmit malor ofrojnë malet e Sharrit dhe Bjeshkët e Namuna. E njohur është qendra e skive në Brezovicë, e cila frekuentohet nga turistë vendas dhe të huaj. Për vlerat natyrore turistike dallohen gjithashtu Kanioni i Mirushës, Shpella e Mermertë në Gadimë etj. Ndërkohë, qendrat dhe objektet me vlera kulturore e historike favorizojnë zhvillimin e turizmit kulturor. Krahas zhvillimit të tregtisë dhe turizmit, hapa të rëndësishëm drejt përmirësimit dhe modernizimit janë bërë në sektorin e shërbimeve dhe në atë bankar. 330
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36