Page 34 - Demo
P. 34


                                    MësimiI.1 1.11 Pozita gjeografike dhe kushtet natyrore Në jug të Republikës së Serbisë shtrihen tri komuna shqiptare: Medvegja, Presheva dhe Bujanovci, të cilat janë nën administrimin e saj. Ato kanë një sipërfaqe prej 1250 km² dhe banohen nga rreth 100 000 shqiptarë. Të tria komunat kanë një pozitë gjeografike qendrore dhe të favorshme në Gadishullin Ballkanik, pasi shtrihen përgjatë luginës Moravë-Vardar, nëpër të cilën kalon një nga akset e rëndësishme ballkanike, ai Beograd-Nish-Shkup-Selanik-Stamboll.TREVAT SHQIPTARE NË SERBIDiskutojmë: Bazuar në hartën e Evropës të paraqitur në klasë, përcaktoni pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Serbi dhe vlerësoni rolin e saj në kushtet natyrore, popullimin dhe në zhvillimin ekonomik të tyre.Fjalë kyçepozita gjeografike dhe kushtet natyrore popullimi i trevave shqiptare në Serbi ekonomiaPrishtinëShkupPreshevëBujanovcMedvegjëSERBISHQIPËRIKOSOVËMAQEDONIA E VERIUTLEGJENDËTrevat shqiptare në Serbi Kryeqytet KomunëRelieviFormat kryesore të relievit të këtyre trevave janë malet, kodrat dhe fushëgropat tektonike. Relievi kodrinoro-malor ndeshet në të dyja anët e lumit Morava, ndërsa fushëgropat tektonike janë: fushëgropa e Bujanovcit dhe ajo e Preshevës. Ndërtimi gjeologjikTrevat shqiptare në Serbi bëjnë pjesë në zonën e rrudhosjes së masivit të Rodopeve. Në zonën kodrinoro-malore mbizotërojnë shkëmbinjtë metamorfikë dhe sedimentarë të paleozoit (mermerë, dolomite etj.), ndërsa në fushëgropa ndeshen më së shumti shkëmbinjtë sedimentarë të neogjenit (ranorë, argjilorë, konglomerat). Klima në këto treva është kontinentale, e formuar nën ndikimin e masave ajrore të ftohta që vijnë nga lugina e Moravës dhe e atyre më të ngrohta, të ardhura nga lugina e Vardarit. Hidrografia përfaqësohet me lumenjtë Morava e Jabllanica dhe me burimet termale (me temperaturë rreth 690C) të Banjës së Sijarinës e të Banjës së Bujanovcit, ujërat e të cilave kanë veti kuruese. Harta paraqet pozitën JMHRJUDÀNHWsWUHYDYHVKTLSWDUHQs6HUEL3DPMHQJDOXJLQDH3UHVKHYsV1232
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38