Page 35 - Demo
P. 35
Trevat shqiptare në Evropë dhe RajonRadha jote Popullimi i trevave shqiptare në SerbiTerritori i këtyre komunave është banuar historikisht nga popullsia shqiptare. Ajo ka ruajtur vazhdimësinë e saj etnokulturore, pavarësisht zhvillimeve jo të favorshme historike dhe politikave social-ekonomike e demografike që janë ndjekur. Në lashtësi, këto treva ishin pjesë e Dardanisë, ndërsa në kohën e pushtimit osman u përfshinë në vilajetin e Kosovës. Pas ndarjes së Kosovës si krahinë autonome e Serbisë, këto komuna mbetën pjesë e kësaj të fundit. Rreth 62% të popullsisë së këtyre komunave e përbëjnë shqiptarët, ku përqindjen më të lartë (85% të popullsisë) e ka komuna e Preshevës dhe atë më të ulët (rreth 27%) komuna e Medvegjës. Dendësia mesatare e popullsisë së këtyre trevave është rreth 80 banorë/km2. Ndër to, dendësinë më të madhe të popullsisë e ka komuna e Preshevës, me 129 banorë/km2. Trevat shqiptare dallojnë për shtimin natyror, i cili është i lidhur ngushtë me lindshmërinë e lartë (20/1000 banorë), gjë që ka sjellë mbizotërimin e popullsisë në moshë të re. Pavarësisht kësaj, këto treva janë dalluar vazhdimisht për emigrimin e popullsisë, sidomos të të rinjve. Kështu, gjatë periudhës midis dy luftërave dhe në veçanti pas Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë u shpërngulën nga trevat e tyre dhe u vendosën në Turqi. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, emigrimi është orientuar drejt Evropës, ndërsa pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, banorët e këtyre komunave kanë migruar edhe drejt saj. Shkaqet e emigrimit të të rinjve lidhen kryesisht me mundësitë e pakta për punësim apo me refuzimin e tyre për t’u mobilizuar në radhët e ushtrisë serbe. Komuna e Medvegjës dallohet për nivelin më të lartë të emigracionit, kjo edhe për shkak të potencialeve të saj më të kufizuara natyrore krahasuar me dy komunat e tjera. EkonomiaDega kryesore e ekonomisë në këto treva është bujqësia, pasi me të merret rreth 70% e popullsisë. Zonat kryesore bujqësore janë fushëgropa e Preshevës dhe ajo e Bujanovcit, të cilat dallohen për kultivimin e drithërave dhe të duhanit. Presheva dallohet për prodhimin e materialeve të ndërtimit, për përpunimin e duhanit dhe për prodhimin e pijeve joalkoolike, ndërsa Bujanovci, për përpunimin e ujit mineral dhe të produkteve bujqësore e blegtorale. Në Medvegjë, ku sipërfaqja e tokës bujqësore është relativisht e vogël, dega kryesore është blegtoria. 1 WģƌĐĂŬƚŽŶģŚĂƌƚģĚŚĞǀůĞƌģƐŽƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģƚƌĞǀĂǀĞƐŚƋŝƉƚĂƌĞŶģ^Ğƌďŝ͘2 ffiǀŝĚĞŶƚŽĚŝƐĂǀĞĕŽƌŝƚģŬƵƐŚƚĞǀĞŶĂƚLJƌŽƌĞƚģƚƌĞǀĂǀĞƐŚƋŝƉƚĂƌĞŶģ^Ğƌďŝ͘3 ĂnjƵĂƌŶģĮŐƵƌĂƚϮ͕ϯ͕ϰĚŚĞϱ͕ƉģƌƐŚŬƌƵĂũĚŝƐĂǀĞĕŽƌŝƚģǀĞŶĚďĂŶŝŵĞǀĞƚģŬģƚLJƌĞƚƌĞǀĂǀĞ͘4 ŶĂůŝnjŽ͗ĂͿǀĞĕŽƌŝƚģĞƉŽƉƵůůŝŵŝƚƚģƚƌĞǀĂǀĞƐŚƋŝƉƚĂƌĞŶģ^Ğƌďŝ͖ďͿŶĂƚLJƌģŶĞnjŚǀŝůůŝŵŝƚĞŬŽŶŽŵŝŬƚģƚLJƌĞ͘ysia, at eNë isht e 3DPMHQJDNRPXQDH3UHVKHYsV3DPMHQJDNRPXQDH%XMDQRYFLW3DPMHQJDNRPXQDH0HGYHJMsV34533

