Page 37 - Demo
P. 37


                                    Trevat shqiptare në Evropë dhe Rajonneotektonike që kanë ndodhur gjatë periudhave të ndryshme gjeologjike, janë krijuar struktura tektonike të larmishme, ndër të cilat mbizotërojnë strukturat horst (malet) dhe graben (fushëgropat). Nëntoka është e pasur kryesisht me qymyr të llojit linjit dhe hekur. Klima në këto treva është kontinentale, si pasojë e ndikimit të masave ajrore që vijnë nga brendësia e gadishullit. Një ndikim të ndjeshëm në drejtimin e lëvizjes së masave ajrore ka relievi i larmishëm dhe shtrirja e luginës së Vardarit nga veriperëndimi në juglindje. Hidrografia përfaqësohet nga lumenjtë dhe liqenet, ku dallojnë: Drini i Zi, Vardari, Radika e Lumi i Zi, Liqeni i Ohrit, ai i Prespës së Madhe (me origjinë tektoniko-karstike) dhe liqenet akullnajore të Sharrit. Bimësia e këtyre trevave dallon për diversitetin e saj, sidomos për sipërfaqet pyjore dhe për kullotat malore.  Popullimi i trevave shqiptare në Maqedoninë e VeriutNë trevat shqiptare të Maqedonisë së Veriut ka banuar në mënyrë të përhershme popullsi autoktone shqiptare. Në lashtësi, ato janë banuar nga fiset ilire të peonëve, linkestëve, dasaretëve etj. Ndër vendbanimet e hershme dallojnë: Lihnidi (Ohri), Uskana (Kërçova), Skupi (Shkupi). Në shek. VI ps.K., gjatë dyndjes së sllavëve të Jugut, në këto treva erdhi dhe u vendos popullsia maqedonase. Shifrat zyrtare të regjistrimit të popullsisë janë ende ato të vitit 2002. Sipas këtij regjistrimi rezulton se në Republikën e Maqedonisë së Veriut jetojnë 509 083 shqiptarë, të cilët përbëjnë 25,17% të popullsisë së përgjithshme të saj. Ndërkohë, të dhënat jozyrtare tregojnë se sot, numri i popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut është edhe më i madh. Numrin dhe dendësinë më të madhe të popullsisë shqiptare e ka Fushëgropa e Pollogut, ku dallojnë komuna e Tetovës dhe ajo e Gostivarit. Në regjistrimin e vitit 2002, në komunën e Tetovës shqiptarët përbënin 72,25% të popullsisë së përgjithshme, ndërsa në atë të Gostivarit, 59,01%. Në fushëgropën e Pellagonisë, ku shtrihen qyteti i Prilepit dhe ai i Manastirit, numri i popullsisë shqiptare është ulur ndjeshëm. Dendësia mesatare e popullsisë është rreth 80 banorë/km2 (shih hartën e figurës 5).3 3DPMHQJDOXJLQDH9DUGDULWQs*RVWLYDU 3DPMHQJDOXJLQDH5DGL 4 NsVLEGJENDËDendësia e popullsisë (banorë/km2) > 100 > 75,1 - 100 51,1 - 75 <51 Sipërfaqe e papërfshirë te të dhënat.+DUWDSDUDTHWGHQGsVLQsHSRSXOOVLVsQsWUHYDWVKTLSWDUHQs0DTHGRQLQsH9HULXWYLWL 5PellagoniPollogShkupRajoni Jugperëndimor35
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41