Page 39 - Demo
P. 39
MësimiI.11.13 Pozita gjeografike dhe kushtet natyrore Trevat shqiptare në Malin e Zi shtrihen përgjatë kufirit veriperëndimor e verior të Republikës së Shqipërisë. Ndër to, Ulqini dhe Tivari kanë një pozitë gjeografike më të favorshme, për shkak të relievit të tyre më të ulët dhe daljes së gjerë në Detin Adriatik. Këto treva komunikojnë me vendet fqinje kryesisht përmes rrjetit tokësor, por edhe nëpërmjet linjave detare dhe hekurudhore. Komunikimi i tyre me Republikën e Shqipërisë realizohet nëpërmjet pikave të kalimit kufitar të Muriqanit, Hanit të Hotit e të Vermoshit, ndërsa me Republikën e Kosovës, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kullës. Nga porti i Tivarit kalojnë rregullisht linja të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave. Nëpërmjet stacionit hekurudhor të Tivarit krijohet lidhja me rrjetin e hekurudhave të Malit të Zi dhe me vijën hekurudhore BeogradTivar. TREVAT SHQIPTARE NË MALIN E ZIFjalë kyçepozita gjeografike dhe kushtet natyrorepopullimi, vendbanimet dhe ekonomia e trevave shqiptare në Malin e Zi Diskutojmë: Bazuar në hartën e Evropës të paraqitur në klasë, përcaktoni pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Malin e Zi dhe vlerësoni rolin e saj në kushtet natyrore, popullimin dhe në zhvillimin ekonomik të tyre.1Deti AdriatikTivarUlqinPodgoricëPlavëRozhajëShqipëriKosovëSerbiMali i ZiGuciTuzLiqeni i Shkodrës12RelieviFormat kryesore të relievit të këtyre trevave janë malet, kodrat, fushat dhe luginat. Ai është kryesisht malor dhe lartësinë më të madhe e arrin në pjesët juglindore dhe lindore të këtyre trevave, në Alpet Shqiptare. Ato janë vazhdim i Alpeve Shqiptare që ndodhen brenda kufirit të Republikës së Shqipërisë dhe karakterizohen nga shpate të thepisura e të modeluara prej veprimtarisë akullnajore, lumore e eolike. Fushat kanë sipërfaqe të vogël dhe shtrihen në pjesën perëndimore e jugperëndimore të këtyre trevave, kryesisht në komunën e Ulqinit dhe në zonën e Tuzit. Luginat gjenden midis strukturave malore dhe janë modeluar kryesisht nga veprimtaria lumore e akullnajore. Harta paraqet pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Malin e Zi.LEGJENDËKryeqytetKomunëPamje nga komuna e Ulqinit Pikë e kalimit kufitar37

