Page 40 - Demo
P. 40
Trevat shqiptare në Evropë dhe RajonNdërtimi gjeologjikNë truallin e trevave shqiptare në Malin e Zi mbizotërojnë shkëmbinjtë sedimentarë, sidomos ata gëlqerorë të mesozoit, por dhe shkëmbinjtë ranorë (në zonat bregdetare).KlimaKlima që mbizotëron në këto treva është mesatare mesdhetare. Me rritjen e lartësisë ndeshet klima malore. Trevat bregdetare dallohen për nivelin e diellzimit, i cili është më i lartë në komunën e Ulqinit (me 2700 orë me diell në vit). Temperatura mesatare vjetore e zonave bregdetare është 250C dhe rënia e dëborës është një dukuri e rrallë. Me rritjen e lartësisë së relievit, klima bëhet malore, me dimër të ashpër (kryesisht me reshje bore) dhe me verë të shkurtër e të freskët. +LGURJUD¿DHidrografia përfaqësohet me Liqenin e Shkodrës (tektoniko-karstik), liqenin akullnajor të Plavës dhe lumenjtë e shkurtër e malorë Cem, Lucë, Lim dhe Ibër (dega perëndimore e tij). BimësiaKëto treva karakterizohen nga një bimësi mesdhetare, ku dallohen të gjithë brezat e bimësisë. Në brezin e shkurreve mesdhetare (që shkon deri në 400 m lartësi) ndeshen makjet (dafina, gjineshtra, sherbela, rozmarina). Në këtë brez kultivohen edhe fiku e ulliri. Në brezin e dushqeve mbizotëron bungu dhe kultivohen gështenja, rrushi e frutat (dardha, molla, kumbullat). Në krahinën e Plavës e të Gucisë dhe në atë të Rozhajës, shpatet e maleve janë të mbuluara me sipërfaqe pyjore dhe kullota alpine. Popullimi, vendbanimet dhe ekonomia e trevave shqiptare në Malin e ZiPopullimiNë trevat shqiptare në Malin e Zi banojnë rreth 47 700 shqiptarë, të cilët përbëjnë rreth 7% të popullsisë së përgjithshme. Pothuajse gjysma e popullsisë shqiptare të këtyre trevave jeton në Ulqin. Një ndikim të ndjeshëm në dinamikën e popullsisë shqiptare në Malin e Zi ka pasur emigrimi, i cili zë fill në vitin 1913 (pas vendimeve të Konferencës së Londrës) dhe është rritur edhe më shumë pas vitit 1966. Ai ka qenë i orientuar kryesisht drejt vendeve të Evropës Perëndimore, ShBA-së, Kanadasë dhe Australisë. 3 Pamje nga Liqeni i Plavës Pamje nga rruga Rozhajë-Pejë 4dusmosh Në komunën e Ulqinit, popullsia shqiptare përbën 78,17% të popullsisë së përgjithshme, në Plavë e Guci 26,26%, në Tivar 12,05%, në Podgoricë 8%, dhe nëRozhajë 4,32%.shPopuNpeKoka qKanadasPKana38

