Page 41 - Demo
P. 41
Trevat shqiptare në Evropë dhe RajonRadha jote1 WģƌĐĂŬƚŽŶģŚĂƌƚģĚŚĞǀůĞƌģƐŽƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģƚƌĞǀĂǀĞƐŚƋŝƉƚĂƌĞŶģDĂůŝŶĞŝ͘2 ffiǀŝĚĞŶƚŽ͗ĂͿĚŝƐĂƉƌĞũǀĞĕŽƌŝǀĞŶĂƚLJƌŽƌĞƚģƚƌĞǀĂǀĞƐŚƋŝƉƚĂƌĞŶģDĂůŝŶĞŝ͖ďͿĚŝƐĂƉƌĞũǀĞĕŽƌŝǀĞƚģƉŽƉƵůůŝŵŝƚŶģŬģƚŽƚƌĞǀĂ͘3 ĂnjƵĂƌĞĚŚĞŶģĮŐƵƌĂƚϭ͕ϯĚŚĞϲ͕ƉģƌƐŚŬƌƵĂũĚŝƐĂǀĞĕŽƌŝƚģǀĞŶĚďĂŶŝŵĞǀĞƚģŬģƚLJƌĞƚƌĞǀĂǀĞ͘4 ŶĂůŝnjŽŶĂƚLJƌģŶĞĞŬŽŶŽŵŝƐģƐģƚƌĞǀĂǀĞƐŚƋŝƉƚĂƌĞ͘ A e dini se...Për shkak të rrethanave të reja shoqërore dhe politike që u krijuan pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, një pjesë e banorëve të Ulqinit (rreth 413 familje) u larguan drejt Shkodrës. Ata u vendosën kryesisht në kodrat e Kalasë, në Draçin e në Tophanë. Më vonë, familjet e tyre u shtrinë edhe në lagjet në brendësi të qytetit.VendbanimetMidis brigjeve të Liqenit të Shkodrës në veri dhe vijës bregdetare të Ulqinit e Tivarit në jug shtrihet krahina e Anës së Malit, ajo e Krajës dhe krahina e Ulqinit. Qyteti i Ulqinit daton që nga epoka e bronzit dhe është një qendër e rëndësishme turistike në Detin Adriatik. Ai dallohet për bukurinë e vijës bregdetare, praninë e sipërfaqeve fushore, klimën e butë mesdhetare dhe rrjedhat ujore. Vija bregdetare e tij (32,7 km) shtrihet nga gryka e Bunës deri në gjirin e Kruçës, ku relievi i ulët ndërthuret me atë shkëmbor. Malësia e Madhe është një zonë malore (me lartësi 800-1700 m mbi nivelin e detit), e cila përshkohet nga lumi Cem dhe ka sipërfaqe shkurresh e kullotash. Qendra kryesore e kësaj zone është Tuzi (në mesjetë njihej me emrin Pult). Krahina e Plavës dhe e Gucisë (me lartësi 900-1000 m mbi nivelin e detit) është një territor i përbërë nga pllaja e kodra, i cili përshkohet nga rrjedha lumore. Hidrografia përfaqësohet nga lumenjtë Lim e Lucë dhe nga liqeni akullnajor i Plavës. Për shkak të pozitës gjeografike dhe lartësisë së relievit, klima bëhet më kontinentale, ku nuk mungojnë edhe reshjet e borës. Qendra kryesore e kësaj krahine është komuna e Plavës. 5 Pamje nga lugina e lumit Lucë 6 Pamje nga komuna RozhajëKrahina e Rozhajës shtrihet midis maleve të larta (me lartësi mesatare 1500 m mbi nivelin e detit), përshkohet nga rrjedha e sipërme e degës së lumit Ibër dhe ka sipërfaqe pyjore e kullota. Qendra administrative, ekonomike, arsimore dhe shëndetësore e kësaj krahine është Rozhaja, e cila ka lidhje automobilistike me Republikën e Kosovës.EkonomiaDegët kryesore të ekonomisë së këtyre trevave janë ekonomia bujqësore, turizmi dhe ekonomia pyjore. Ekonomia bujqësore dallohet për kultivimin e perimeve, ullinjve, drurëve frutorë, për mbarështimin e bagëtisë së imët dhe të gjedhit, si dhe për bletarinë e peshkimin. Turizmi përfaqësohet nga ai bregdetar, malor dhe kulturor, ku një qendër e rëndësishme turistike është Ulqini. Rreth 1-2 km larg bregdetit burojnë ujëra minerale sulfurike, të cilat dallojnë për vetitë e tyre kuruese. 39

