Page 42 - Demo
P. 42


                                    MësimiI.11.14 Pozita gjeografike dhe kushtet natyrore Trevat shqiptare në Greqi shtrihen përgjatë pjesës veriperëndimore të saj, nga kufiri shtetëror që e ndan atë me Shqipërinë, deri në Gjirin e Artës në jug. Në perëndim, ato kanë dalje të gjerë në Detin Jon. Këto treva dallohen për pozitën e favorshme gjeografike, pasi kanë mundësi lidhjeje detare dhe tokësore me vendet e rajonit të Mesdheut e të Gadishullit Ballkanik. Kështu, porti i Igumenicës përbën sot një nyjë strategjike për lidhjen me vendet e Evropës Perëndimore, sidomos pas ndërtimit të autostradës Selanik-Janinë-Igumenicë. Komunikimi i këtyre trevave me Shqipërinë realizohet përmes pikave të kalimit kufitar të Qafë-Botës, Tri Urave, Kakavijës dhe Kapshticës. RelieviFormat kryesore të relievit të trevave shqiptare në Greqi janë malet, kodrat, fushat dhe luginat. Fushat kryesore janë fusha e Llurit, ajo e Frarit dhe fusha e Gardhiqit. Vija bregdetare është kryesisht shkëmbore dhe e përthyer, ku dallohen gjire të shumta, si ai i Sajadhës, Igumenicës, Pllatares, Pargës dhe i Artës. Në grykëderdhjet e lumenjve krijohen edhe brigje të ulëta me plazhe ranore. Ndërtimi gjeologjikTrualli i këtyre trevave përbëhet nga shkëmbinj sedimentarë të llojit gëlqeror dhe preket vazhdimisht nga veprimtaria sizmike.TREVAT SHQIPTARE NË GREQIFjalë kyçepozita gjeografike dhe kushtet natyrorepopullimi dhe ekonomia e trevave shqiptare në GreqiDiskutojmë: Bazuar në hartën e Evropës të paraqitur në klasë, përcaktoni pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Greqi dhe vlerësoni rolin e saj në kushtet natyrore, popullimin dhe zhvillimin ekonomik të tyre.SHQIPËRIGREQIDETI JON Gjiri i ArtësMAQEDONIAE VERIUTKosturIgumenicëPrevezë ArtëJaninëKonicë GrebeneFollorinëDETI ADRIATIKHarta paraqet pozitën gjeografike të trevaveshqiptare në Greqi.Pamje nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës12LEGJENDËKomunëPikë e kalimit kufitar40
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46