Page 43 - Demo
P. 43
Trevat shqiptare në Evropë dhe RajonKlimaPër shkak të ndikimit të masave ajrore që vijnë nga Mesdheu, klima është tipike mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe me dimër të butë e të lagësht. Me rritjen e lartësisë së relievit ndeshet klima malore. HidrografiaTerritori i këtyre trevave përshkohet nga një rrjet lumenjsh të shkurtër e malorë, që rrjedhin në drejtime të ndryshme dhe derdhen kryesisht në Detin Jon. Ndër ta, lumenjtë kryesorë janë Kalama, Uji i Zi, Lluri dhe Arta, të cilët dallojnë për regjimin mesdhetar të prurjeve (që janë më të mëdha në periudhën e reshjeve dhe kur shkrin bora). Në këto treva kalon edhe rrjedha e sipërme e lumit të Aliakmonit, i cili buron nga mali i Gramozit dhe derdhet në Detin Egje. Hidrografia e këtyre trevave përfaqësohet edhe me liqenet, ku dallohen ai i Kosturit dhe liqeni i Janinës. TokatNë trevat shqiptare në Greqi, tokat që ndeshen më shpesh janë tokat të hirta kafe, të cilat shtrihen deri në lartësinë 600 m. Mbi këtë lartësi gjenden tokat e kafenjta, të murrme pyjore e livadhore malore. Bota e gjallëBimësia është tipike mesdhetare. Sipërfaqe më të mëdha zënë shkurret e pyjet mesdhetare dhe dushqet, ndërsa halorët dhe kullotat alpine ndeshen në sipërfaqe më të vogla. Karakteristikë për këtë brez është kultivimi i ullinjve, agrumeve, vreshtave dhe frutave. Bota shtazore ka tipare mesdhetare dhe përbëhet nga specie të shumëllojshme. Popullimi dhe ekonomia e trevave shqiptare në GreqiPopullimiNë dinamikën e popullsisë shqiptare të këtyre trevave kanë ndikuar disa faktorë, ku më kryesorët janë faktori demografik (shtimi natyror dhe lëvizjet migratore) dhe ai historikoshoqëror (luftërat botërore, shpërnguljet e detyruara). 3 3DPMHQJDOXJLQDHOXPLWWs$OLDNPRQLW 4 3DPMHQJDOLTHQLL.RVWXULWë shpeshtësinë të e hqiptare3DPMHQJDEUHJGHWLL3DUJsV541

