Page 44 - Demo
P. 44


                                    Trevat shqiptare në Evropë dhe RajonRadha joteEmigrimet dhe shpërnguljet e vazhdueshme të grupmoshës së re dhe zbatimi i politikave të vendosjes së familjeve greke në këto treva, kanë sjellë uljen e numrit të popullsisë shqiptare dhe rënien e ritmeve të shtimit natyror të saj. Pas përfundimit të Luftës Ballkanike, popullsia shqiptare njohu disa valë shpërnguljeje dhe emigrimi, të cilat u shoqëruan njëkohësisht me popullimin e këtyre territoreve me popullsi greke. Vetëm gjatë periudhës 1944-1945, rreth 35 000 shqiptarë të Çamërisë, Kosturit dhe Follorinës erdhën në Shqipëri e mijëra të tjerë shkuan drejt Turqisë. Vendbanime të rëndësishme të këtyre trevave janë: Igumenica, Filati, Janina, Paramithia, Preveza, Arta, Konica, Kosturi etj. Dendësia mesatare e popullsisë shqiptare në këto treva është 31 banorë/km2. Për dendësinë më të madhe të popullsisë shqiptare dallohet krahina e Çamërisë, me 40 banorë/km2. EkonomiaDegët kryesore të ekonomisë së këtyre trevave janë: ekonomia bujqësore, industria e përpunimit të produkteve bujqësore-blegtorale, turizmi, shërbimet dhe artizanati. Ekonomia bujqësore dallohet për kultivimin e ullinjve, agrumeve, vreshtave e drithërave, për mbarështimin e bagëtisë së imët dhe për bletarinë e peshkimin. Banorët e këtyre trevave merren kryesisht me përpunimin e produkteve blegtorale, si qumështi, djathi, vera, vaji i ullirit etj. Turizmi dhe shërbimet kanë kushte shumë të mira për zhvillim, për shkak të peizazheve natyrore e bregdetare dhe trashëgimisë së pasur kulturore e historike. Artizanati dallohet për prodhimin e produkteve artizanale të leshit dhe të lëkurës. Kosturi është një qendër e njohur në rajon për prodhimin e peliçeve.6 3DPMHQJDT\\WHWLL-DQLQsV 7 3DPMHQJDT\\WHWLL.RQLFsV1 WģƌĐĂŬƚŽŶģŚĂƌƚģĞǀůĞƌģƐŽƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞĚŚĞƉģƌďģƌũĞŶĞƚƌĞǀĂǀĞƐŚƋŝƉƚĂƌĞŶģ'ƌĞƋŝ͘2 ffiǀŝĚĞŶƚŽŬƵƐŚƚĞƚŶĂƚLJƌŽƌĞƚģŬģƚLJƌĞƚƌĞǀĂǀĞ͘3 ŶĂůŝnjŽǀĞĕŽƌŝƚģĞƉŽƉƵůůŝŵŝƚĚŚĞŶĂƚLJƌģŶĞĞŬŽŶŽŵŝƐģƐģƚƌĞǀĂǀĞƐŚƋŝƉƚĂƌĞŶģ'ƌĞƋŝ͘4 ĂnjƵĂƌĞĚŚĞŶģĮŐƵƌĂƚϲ͕ϳ͕ƉģƌƐŚŬƌƵĂũĚŝƐĂǀĞĕŽƌŝƚģǀĞŶĚďĂŶŝŵĞǀĞƚģŬģƚLJƌĞƚƌĞǀĂǀĞ͘eLeximKrahina e Çamërisë shtrihet nga lumi Pavllo (në Shqipëri) në veri, deri në Gjirin e Artës (Greqi) në jug. Në perëndim, ajo ka dalje të gjerë në Detin Jon, ndërsa në lindje shtrihet deri në gropën e Janinës dhe në luginën e Artës. Pra, rreth 1/5 e sipërfaqes së përgjithshme të saj (pjesa më veriore e kësaj krahine) shtrihet brenda territorit të shtetit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër, gjendet në hapësirën greke.42
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48