Page 45 - Demo
P. 45
PUNË PRAKTIKEPANNONDOCLEATAELABEATAEDALMATAEBREUCISisciaDNARONASalonaDelminiumonaRisiniumPIRUSTAEDocleaB iUscanaPENESTALychPelionesARETAEMeteontiaCorcyra NigraEpidarumAcruviumOlciniumLissuspatreamDoenicePActiaNicopolisSCODRArus PLERAEIeARDIAAEIDARDANIA D R I A T I CM A R E J O N I U MDamanstio2BassaniaUAEAalaneSARtipumoeeUI CDRezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • përcakton në hartë dhe vlerëson pozitën gjeografike të Republikës së Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare jashtë kufirit politik të Republikës së Shqipërisë; • plotëson në hartën-skicë format kryesore të relievit, hidrografinë, shpërndarjen e popullsisë, të vendbanimeve e të ekonomisë së Republikës së Kosovës, si dhe të trevave shqiptare në Serbi, në perëndim të Maqedonisë së Veriut, në Malin e Zi dhe në Greqi; • ndërton dhe interpreton grafikë, diagrame dhe harta të popullsisë, të shpërndarjes gjeografike të aktiviteteve ekonomike; • respekton përpjekjet personale dhe ato në grup.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë. Materialet burimore: materiale teorike e harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja. Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, harta fiziko-gjeografike dhe ajo politike e Evropës, harta e Gadishullit Ballkanik, harta fiziko-gjeografike e trevave shqiptare, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila. Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim idesh). Puna përgatitorePërsëriten njohuritë e marra nga teksti mësimor për: • rolin e pozitës gjeografike të Kosovës e të trevave shqiptare jashtë kufirit politik të Republikës së Shqipërisë; • veçoritë e përgjithshme të kushteve natyrore, popullimit, vendbanimeve dhe të ekonomisë së Republikës së Kosovës e të trevave shqiptare jashtë kufirit politik të Republikës së Shqipërisë.Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:• Lokalizoni dhe përcaktoni në hartën-skicë (në faqen 165) pozitën gjeografike të Republikës së Kosovës dhe të trevave shqiptare jashtë kufirit politik të Republikës së Shqipërisë dhe vlerësoni rolin e saj. • Lokalizoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë (në faqen 166) format kryesore të relievit të tyre (fushat, kodrat, pllajat etj.). • Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë (në faqen 166) hidrografinë e Republikës së Kosovës dhe të trevave shqiptare jashtë kufirit politik të Republikës së Shqipërisë (liqenet, rrjedhat kryesore lumore, burimet ujore etj.). • Përcaktoni dhe emërtoni në hartën-skicë të Republikës së Kosovës (në faqen 166) dhe të trevave shqiptare jashtë kufirit politik të Republikës së Shqipërisë, zonat/vendet që dallohen për pasuritë e mëdha natyrore (zona mineralmbajtëse, turistike, energjetike, pyjore, ujore, termale etj.), si dhe qendrat kryesore të trashëgimisë kulturore të tij. • Përcaktoni dhe emërtoni në hartën-skicë (në faqen 166) qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të tyre. • Analizoni veçoritë e popullimit dhe të zhvillimit ekonomik të tyre. • Ndërtoni dhe interpretoni grafikë, diagrame dhe harta të popullsisë e të shpërndarjes gjeografike të aktiviteteve ekonomike. TEMA: REPUBLIKA E KOSOVËS DHE TREVAT E TJERA SHQIPTARE JASHTË KUFIRIT POLITIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË43

