Page 46 - Demo
P. 46
Projekt I - ora e dytë ëdëBilishtKonicëJaninëGrebeneKosturFollorinëResnjëPrilepManastirD. HisarKërçovëGostivarDibërStrugëOhërShkupTetovëKumanovëKaçanikPrizrenSharrSkënderajLipianPrishtinëGjakovëKlinë ShtimëBujanovcKamenicëGjilanViti PreshevëTheraFerizajLibrazhdramshPogradecorovodëKorçëErsekëPërmetkastërDeçanriKukësKrumëPeshkopiBulqizëTema: Veçoritë e përgjithshme natyrore, demografike dhe ekonomike të Republikës së Kosovës dhe trevave shqiptare jashtë kufirit politik të Republikës së ShqipërisëRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: përcakton pozitën gjeografike dhe kushtet natyrore të Republikës së Kosovës; përshkruan veçoritë e popullimit e të vendbanimeve, si dhe vlerëson trashëgiminë natyrore e atë kulturore të Republikës së Kosovës;evidenton veçoritë e përgjithshme të ekonomisë së Kosovës;përcakton pozitën gjeografike, veçoritë natyrore, demografike dhe ekonomike të trevave shqiptare në Serbi, në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, në Malin e Zi dhe në Greqi;komenton mbi të ardhmen e trevave shqiptare dhe shteteve ku ato ndodhen si pjesë e familjes së përbashkët evropiane;vlerëson dhe respekton pikëpamjet e të tjerëve (idetë individuale dhe ato në grup); tregon integritet në përftimin dhe përdorimin etik të informacionit; është krijues, prezanton idetë e reja dhe komunikon lirshëm mendimet e tij/saj. Burimet kryesore të informacionit: skema përmbledhëse dhe materiale të hulumtuara e të grumbulluara gjatë zhvillimit të temave mësimore, biseda me më të rriturit e familjes, informacione të siguruara nga interneti, shtypi, guida të ndryshme turistike, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, dokumentarë televizivë. Metodologjia që do të përdoret: punë në grupe, hulumtim, diskutim, analizë, prezantim, shkëmbim opinionesh. Mjetet që do të përdoren deri në realizimin e projektit: materiale të printuara (materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara), materiale të siguruara nga interneti dhe shtypi, kompjuter, videoprojektor, fletë-anketa, tabelë prezantimi, shënjues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit etj. Çështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit: Shënim: Për udhëzimet mbi realizimin e projektit referojuni rubrikës përkatëse, të paraqitur në orën e parë të tij.Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektitParaqitja e punës së secilit grup, e cila mund të bëhet në mënyrë elektronike (me PowerPoint apo me forma të tjera) ose me anë të posterave, skemave etj., sipas vendimmarrjes së grupit. Dorëzimi i produktit të printuar.Diskutimi në klasë rreth përfundimeve të arritura. Vlerësimi i nxënësve. Shpërndarja në klasë (më pas edhe te bashkëmoshatarët e tjerë) e posterave/fletëpalosjeve të përgatitura. 44

