Page 47 - Demo
P. 47


                                    Nëntematika 2: Vështrim i përgjithshëm gjeografik i Republikës së ShqipërisëTematika: Ndërvarësia midis njerëzve, vendeve, rajoneve dhe mjediseveNxënësi/ja:përshkruan veçoritë e kushteve natyrore dhe larminë e peizazheve;përshkruan ndërtimin gjeologjik dhe rolin e tij në shumëllojshmërinë e peizazheve;identifikon në hartë vendburimet minerare dhe shpërndarjen gjeografike të tyre;vlerëson rolin e rezervave minerare në zhvillimin ekonomik të vendit;identifikon veçoritë kryesore të relievit, larminë e formave të tij, rolin e relievit në shumëllojshmërinë e peizazheve dhe në zhvillimin socio-ekonomik;identifikon faktorët që ndikojnë në formimin e klimës dhe në larminë e saj;hulumton tiparet e elementeve klimatike përmes ndërtimit dhe interpretimit të grafikëve;vlerëson rolin e klimës në popullimin dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit;përshkruan veçoritë e vijës bregdetare të Shqipërisë;përshkruan karakteristikat kryesore të liqeneve të Shqipërisë;identifikon veçoritë e lumenjve dhe burimeve ujore në Shqipëri;ndërton dhe interpreton grafikët e regjimit të rrjedhjes së lumenjve kryesorë; interpreton në hartë shpërndarjen e rrjetit hidrografik të Republikës së Shqipërisë;vlerëson rezervat ujore të Shqipërisë, rrjetin e pasur hidrografik dhe potencialet hidroenergjetike, potencialet turistike të brigjeve detare dhe liqenore, mënyrën e shfrytëzimit të tyre për qëllime ekonomike;identifikon masa që sigurojnë menaxhimin e kujdesshëm dhe të qëndrueshëm të pasurive hidrike;përshkruan llojet e tokave dhe rëndësinë e tyre për zhvillimin ekonomik të vendit;interpreton faktorët që ndikojnë në degradimin e tokave dhe parashikon rrugët për mbrojtjen e tyre;përshkruan larminë e botës bimore dhe shtazore të vendit tonë, si dhe tiparet dalluese të saj;identifikon problemet e shfrytëzimit të botës bimore e shtazore në Shqipëri dhe rrugët për mbrojtjen e saj;krahason skema të organizimit administrativ të Shqipërisë përgjatë periudhave të ndryshme dhe vlerëson faktorët që kanë ndikuar në to;përshkruan popullimin e hershëm të Shqipërisë dhe dinamikën e popullsisë;interpreton veçoritë e shpërndarjes gjeografike të popullsisë në Shqipëri;identifikon veçoritë e strukturës së popullsisë (sipas moshës, gjinisë, besimit fetar, etnisë dhe vendbanimeve);ndërton dhe interpreton grafikë/diagrame që paraqesin strukturën e popullsisë; interpreton në hartë shpërndarjen gjeografike të popullsisë;identifikon faktorët dhe pasojat e migrimeve të popullsisë së trevave shqiptare në etapa të rëndësishme historike;përshkruan veçoritë e vendbanimeve në Shqipëri, llojet e tyre dhe shpërndarjen gjeografike;interpreton rëndësinë e potencialeve natyrore dhe humane në Shqipëri për zhvillimin ekonomik të vendit;identifikon tiparet e zhvillimit ekonomik përgjatë periudhave të ndryshme historike;interpreton strukturën ekonomike të Republikës së Shqipërisë dhe shkallën e zhvillimit të sektorëve të ekonomisë;lokalizon dhe shpjegon në harta të ndryshme tematike shpërndarjen gjeografike të rajoneve kryesore bujqësore, industriale dhe të turizmit;vlerëson perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit;identifikon kategoritë e zonave të mbrojtura natyrore;përshkruan tipare të përgjithshme të trashëgimisë kulturore kombëtare;vlerëson potencialet natyrore, kulturore dhe turistike të Republikës së Shqipërisë;analizon veçoritë e sektorit të turizmit në Shqipëri dhe perspektivën e zhvillimit të tij;interpreton rolin e larmisë mjedisore në shkallën e zhvillimit të Shqipërisë;sjell fakte (shembuj) të problemeve mjedisore në Shqipëri;parashikon rrugët dhe mundësitë e zgjidhjeve të qëndrueshme të problemeve mjedisore.
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51