Page 48 - Demo
P. 48
MësimiI.1 2.1 Peizazhe të larmishme natyroreRepublika e Shqipërisë karakterizohet nga një larmi e madhe peizazhesh natyrore. Edhe pse me një sipërfaqe të vogël, në hapësirën e saj ndeshet një diversitet peizazhesh si në drejtimin horizontal, perëndim-lindje, ashtu edhe në drejtimin veri-jug. Kështu, nëse udhëton nëpër Shqipëri, përgjatë pjesës perëndimore të saj ndesh si bregdetin e ulët ranor e me laguna të Adriatikut, ashtu edhe bregdetin e lartë shkëmbor të Jonit. Pasi lë vijën bregdetare, në lindje të saj shfaqen fushat e gjera dhe të rrafshëta, midis të cilave ngrihen kodra, vargje kodrinore të ulëta e të valëzuara. Ndërkohë, në veri të vendit lartësohen në trajtë rrezore kreshtat gëlqerore të Alpeve Shqiptare, midis të cilave janë formuar lugina të shumta lumore. Në jug të tij, kaltërsia e Jonit ua lë vendin vargjeve malore gëlqerore, me shpate të veshura me bimësi mesdhetare, ku si rezultat i veprimtarisë lumore janë formuar edhe kanione. Më tej, drejt lindjes vijojnë malet e larta në trajtën e vargjeve malore dhe malësive, të cilat krijojnë kontraste të mëdha të lartësisë me fundin e luginave lumore që gjenden midis tyre. Më në juglindje të vendit, mbizotërojnë gropat dhe fushëgropat. Kjo larmi peizazhesh natyrore është rezultat i bashkëveprimit të faktorëve të brendshëm (lëvizjet tektonike e neotektonike dhe strukturat gjeologjike) me ata të jashtëm (klima, veprimtaria e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore e nëntokësore, bota e gjallë, veprimtaria njerëzore etj.). Fjalë kyçepeizazhe të larmishme natyrore ndërtimi gjeologjik i truallit shqiptarDiskutojmë: Bazuar në njohuritë që keni dhe në hartën fiziko-gjeografike të Shqipërisë, përshkruani veçoritë e peizazheve natyrore të vendit tonë.LARMIA E PEIZAZHEVE DHE NDËRTIMI GJEOLOGJIK I TRUALLIT SHQIPTAR3HL]D]KHWsODUPLVKPHVKTLSWDUHE3DPMHQJD.VDPLOL6DUDQGsD3DPMHQJDEUHJGHWLL$GULDWLNXW6SLOOHF3DPMHQJD$OSHW6KTLSWDUH7KHWK G3DPMHQJD)XVKsJURSDH.RUosV1 Ndërtimi gjeologjik i truallit shqiptarTrualli shqiptar përbëhet nga struktura gjeologjike që quhen albanide. Ato janë formuar gjatë orogjenezës alpine dhe bëjnë pjesë në brezin e rrudhosur alpino-mesdhetar, nëdegëzimin jugor të tij (degëzimi Apenino-Dinaride-Albanide-Helenide-Touride). Në këtë degëzim, albanidet zënë kryesisht sektorin e brendshëm dhe pjesërisht atë të jashtëm. 46

