Page 51 - Demo
P. 51


                                    9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsAustriSllovakiSlloveniKroaciBosnjëHercegovinëHungariSerbiKosovëItaliMaqedonia e VeriutGreqiMali i ZiMarinzë KuçovëBallshFierPatosGorishtVlorëPellguPatos-MarinzëShqipëriPerëndimore (Kërrabë, Manëz, Mëzez etj.). Rezervat e linjitit në Shqipëri janë qymyre të cilësisë së ulët. Edhe torfat, të cilat ndeshen në zona ish-kënetore, përfshihen në grupin e qymyrgureve të dobëta. Asfalti është një bitum natyror, që gjendet në shtresa argjilore e ranore. Vendburimi më i vjetër i tij është ai i Selenicës. Lëndë e djegshme në gjendje të lëngët është nafta. Rezervat e saj gjenden në shkëmbinj karbonatikë (në Ballsh dhe Gorisht) dhe në shkëmbinj ranorë (në Kuçovë, Patos dhe Marinzë). Rezerva të mëdha nafte janë zbuluar gjithashtu në zonën e Shpiragut (në Berat), ndërkohë që në fazë studimi është edhe platforma detare e Jonit. Lëndë e djegshme në gjendje të gaztë është gazi natyror, i cili gjendet kryesisht i shoqëruar me naftën, por edhe i veçuar prej saj në disa zona (si në kodrat e Divjakës).  Rezervat e mineraleve metaloreNëntoka shqiptare dallohet për rezerva të mëdha të këtij grupi mineralesh, ku bëjnë pjesë: kromi, bakri, hekur-nikeli, boksitet, zinku e plumbi.Xeherorët e kromit gjenden në shkëmbinjtë magmatikë, kryesisht në vendburimet e Bulqizës dhe të Batrës.Rezervat e bakrit gjenden në shkëmbinj vullkanogjeno-sedimentarë, kryesisht në zonën e Korabit dhe në atë të Gashit. Rezervat e hekur-nikelit janë formuar nga tjetërsimi i disa llojeve të shkëmbinjve magmatikë. Ato gjenden me shumicë në zonat juglindore të Shqipërisë, sidomos në luginën e Shkumbinit, në Mokër dhe në Përrenjas.Boksitet gjenden në shkëmbinjtë gëlqerorë dhe kanë një përhapje të kufizuar, kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe, në Vermosh dhe në Valbonë. Rezervat e mineraleve jometaloreRezervat e këtij grupi mineralesh, si: magnezi, squfuri, fosforiti, kripa e gurit, gipset, argjilat, gëlqerorët, dolomitet, mermeri, rërat e kuarci, janë të mëdha. Magnezi gjendet në shkëmbinjtë ultrabazikë, kryesisht në Gomsiqe (në Pukë). Squfuri ndeshet pranë vendburimeve të bakrit. Fosforiti dhe kripa e gurit gjenden në shkëmbinjtë gëlqerorë, kryesisht në zonën jonike të albanideve. Rezerva të kripës së gurit gjenden në zonën e Dumresë, në Dhrovjan, Kardhiq dhe Kolonjë. 3 +DUWDSDUDTHW]RQsQNU\\HVRUHQDIWsPEDMWsVHWsYHQGLWWRQs 3DPMH 4 QJDYHQGEXULPLLQDIWsV.XoRYs49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55